BE: Plotësoni kushtet, nëse doni fonde…

Drejtori i grupit të BE-së për fqinjësinë dhe zgjerimin, Gert Jan Koopman, në fjalën e tij në samitin BE – BP që po mbahet në Tiranë, theksoi se duhet ndjekur një ritëm më i shpejtë për të ecur përpara. Koopman u shpreh se duhet që edhe institucionet e pavarura të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime, përndryshe nuk mund të ketë rezultat.

Së pari, udhëheqësit e pranishëm sot, para pak javësh në Shkup, kjo tregon dëshminë për angazhimin tuaj dhe ritmin e shpejtë për të cilin foli komisioneri. Për të ecur përpara, duhet që ky ritëm të jetë i qëndrueshëm dhe të udhëhiqet nga lart, që zbatimi të ndiqet.

Së dyti, nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, është përpjekje e të gjithë shoqërisë. Edhe institucionet e pavarura duhet të bëjnë punën e tyre për këto ndryshime përndryshe nuk do t’ja dalim mbanë.

Së treti, vënia në zbatim është e vështirë, jo diçka e lehtë.

E vështirë për vendet e rajonit sepse duhet të bëjnë disa ndryshime ambicioze në legjislacion për ta përafruar atë me standartet e BE. E vështirë sepse disa nga vendet dhe nismat duhet të jenë tërësisht funksionale so CEFTA. Edhe ne duhet të jemi krah jush.

Pika e katërt, është që ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të përfunduar axhendën e reformave sepse ligjvënësit duhet të miratojnë ligjet e duhura deri në fund të prillit. Cilësia duhet të jetë e lartë, ne na keni krah jush por ora po ecën. Në katër javët në vijim, duhet të kemi një produkt kaq të lartë në mënyrë që fondet të fillojnë të hyjnë në maj”, tha Koopman.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …