Dje i premtoi ndihmë financiare Ukrainës, sot do t’i kërkojë ndihmë financiare BE!

Nga Besart XHAFERRI

Dje në samitin për Ukrainën, lideri global Edi Rama, ndonëse drejton vendin më të korruptuar dhe të varfër në Evropë, u zotua për mbështetje financiare për Ukrainën, gjë që do mbetet vetëm në letër, pasi vendi ynë nuk e ka luksin të ofrojë ndihma të tilla.

Sot zhvillohet Samit i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Pas batutës së tij me dhëndrin dhe nusen në raport me integrimin, sot Edi Rama do kërkojë më shumë fonde nga BE për rajonin dhe pse e di që fondet nuk vijnë për shkak të korrupsioni pa fre të shpurës së tij.

Me fondet e BE për tërmetin u blenë vota, ndërsa fondet e BE për fermerët i përfituan oligarkët e bregut.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …