Grabitet nën kërcënimin e armës një supermarket në Kavajë

Një grabitje me kallashnikov ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Burime nga policia thanë se, rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme një person i armatosur me një kallashnikov është futur brenda ‘Maximarket’ dhe ka marrë një shumë të madhe parash.

Nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …