Berisha: Serbomadhi i Beogradit dhe Pashiqi i Tiranës konferencën për Kosovën, e donin vetëm për ta ndarë atë

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se dje po lexoja një lajm se ambasadori i SHBA-së ju përgjigj Rashiçit, një eksponent të Listës Serbe, harroje ndonjëherë atë konferencën ndërkombëtarë sepse Kosova është dhe do të jetë përjetësisht e pavarur.

“Të dashur miq!

U zhvillua dje takimi i 6 vendeve të Ballkanit.

Kosova nuk dërgoi përfaqësi.

Dy muaj më parë ky takim u zhvillua në Shkup, ku Kosova u përfaqësua nga kryeministri.

Në Tiranë preferoi karrigen bosh dhe të mos vijë.

Por dje po lexoja një lajm se ambasadori i SHBA-së ju përgjigj Rashiçit, një eksponent të Listës Serbe, harroje ndonjëherë atë konferencën ndërkombëtarë sepse Kosova është dhe do të jetë përjetësisht e pavarur.

Miq!

A ju kujtohet ju, thirrja periodike e Pashiqit të Tiranës, e këtij tradhtari të kombit shqiptar, që të mblidhet konferencë ndërkombëtare për Kosovën.

Besoj se nuk e keni harruar.

Të njëjtën gjë kërkonte Beogradi, Moska. Por çfarë ndërkombëtare do të mblidhet për Kosovën. Ishin mbledhur konferencat.

E ka njohur gjykata e OKB-së për pavarësinë e saj, e kanë njohur 115 shtete.

Çfarë e donte serbomadhi i Beogradit dhe Pashiqi i Tiranës konferencën, e donin vetëm për të ndarë Kosovën. Këta armiq të saj, por armiq të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Kjo ishte arsyeja se pse dje ambasadori i SHBA-së i dha përgjigje kërkesës për konferencë ndërkombëtare, një kërkesë sa e Moskës, aq e Beogradit dhe aq e Tiranës, e këtij vasali të shpifur të Vuçiç.

Sa kohë do e durojmë ne këtë njeri.

Edhe sa kohë do të poshtërojë me tutje këtë vend ky njeri.

Edhe sa kohë do të nëpërkëmbë interesat kombëtare ky njeri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

A do të marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet!

I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i …