Shpërthimi në Lushnje, i plagosur edhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë, të cilat u këputën aksidentalisht nga një vinç, kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese.  

LUSHNJE- Mes të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje është edhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Ndërkohë siç raportuam edhe pak më parë, deputeti socialist Bujar Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas një ndërhyrjeje urgjente në spitalin e Traumës. Sakaq pak më parë u regjistrua dhe viktima e dytë. Pas vinçierit Landi Verçani, ka humbur jetën dhe djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në një kapanon në punim e sipër. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre 2 në gjendje të rëndë. /ZËRI

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Nikollës: U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH! Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, …