Zbulohet e vërteta e shpërthimit në Lushnje ku humbën jetën 2 persona

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur në Lushnje këtë pasdite, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën dy persona dhe u plagosën shtatë të të tjerë.

Zyrtarisht, policia njoftoi se, “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Por burimet policore bënë të ditur se, vinçi ka qenë duke ngritur dy bombola me oksigjen që përdoren, ndërsa tek magazina po punonte saldatriçja. Njëra nga bombolat me oksigjen që ishte ngritur nga vinçi ka rënë nga 10 metra rlartësi dhe si pasojë ka shpërthyer. Fatmirësisht nuk ka rënë bombola e dytë.

Burimet nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela po punohej prej dy ditësh. Punimet i ndiqte nga afër vetë deputeti.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën drejtuesi i vinçit, Landi Verçani (Hoxha) dhe djali i tij, Elidon Hoxha, 24 vjeç, i cili megjithë ndërhyrjen e mjekëve në spital nuk mundi të mbijetojë. Po ashtu kanë mbetur edhe 7 të plagosur.

Mes të plagosurve është dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili sipas informacioneve është pronarë i magazinës ku ndodhi shpërthimi. Ligjvënësi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe sipas burimeve spitalore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …