Lamtumirë e fundit për liderin e opozitës ruse

Është përcjellë për në banesën e fundit lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, në Maryino perfieri të Moskës. Mijëra mbështetës shoqëruan arkivolin për në varrezat e Borisovsky rreth orës 16:00 teksa në sfond po luhej kënga “My Way” e këngëtarit amerikan Frank Sinatra, e preferuara e Navalny. Sakaq policia ka nisur arrestimet e para të mbështetsve që marshuan dhe thërrisnin parulla kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe luftës së tij në Ukrainë.

Në pamundësi për të ndjekur nga afër ceremoninë e varrimit të bashkëshortit të saj, Yulia Navalnya në një postim në rrjete sociale i jep lamtumirën e fundit liderit rus me një dedikim prekës.

“Për dashurinë, që më mbështet gjithmonë, që më bën të qesh edhe nga burgu, që gjithmonë mendoj për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenare për mua. nuk e di nese mundem apo nuk mundem por do të perpiqem jam e sigurt që do takohemi një ditë kam kaq shumë histori të patreguara për ty dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim që doja shumë të të lija t’i degjoje. Dhe shumë doja të të shikoja t’i dëgjoje, buzëqesh dhe më pas më përqafoje. Do të dua përgjithmonë. Pusho në paqe”, ka shkruar Yulia Navalny.

Lamtumira e fundit! Varroset Alexei Navalny, Policia nis arrestimet e para

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …