Ish e persekutuara: Ky vend kishte pasur shumë tradhtarë, kujdes nga pseudo-demokratët…

Në protestën e mbajtur në “Rrugën e Shpresës” kundër arrestimit politik të kret të opozitës, Sali Berisha ishte një ish e persekutuar nga regjimi komunist nga zona e Mirditës, Viktore Ndoj.

Ndoj është shprehur se në vitin 1992-1996 nuk la vend në botë pa u kërkuar ndihmë pasi as lecka nuk kishim të vishnin në ato vite.

“Nuk lidhet Bajram Begu, nxorri alltinë dhe i ra veti”- Dy fjalë i fola në Rrëshen dhe mori dhenë fjala ime, faleminderit shumë prej atyre që më mbështetën dhe prej atyre që më shajnë, se i shari të shan. Kam qenë çdo natë me ju, vetëm dy javë që isha në Itali dhe nuk pashë televizor, ju kam ndjekur nga Greqia dhe nga Franca, përshëndetjet e tyre i keni sonte.

Dua t’ju them një gjë, nëse ju nuk ju ka bë keq komunizmi sa 5% të mijat mos ejani me gënjyer këtu, pasi pseudo-demokratët janë shtuar me shumicë.

Në vitin 1992-1996 nuk la vend në botë pa u kërkuar ndihmë pasi as lecka nuk kishim të vishnin në ato vite. Dua t’i them atyre që thonë që Berisha shkatërroi uzinat kur e keni parë Berishën me leva, përveç se ju i keni thyer vetë të gjitha uzinat.

Kur u vra Azem Hajdari thashë me vete, si ka mundësi që janë aq shumë tradhtarë në këtë vend dhe nuk po mbarojnë.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …