Skandali/ Veliaj pasi bëri korsitë e biçikletave, tani bën tender 360 mijë euro për projektin!

Nga Boldnews.al

Çuditë në Tiranë s’kanë të sosur. Normalisht, nëse çdokush jeton dhe punon në kryeqytet, e ka parë përditë kaosin. Në pallate, rrugë, shkolla, kopështe. Kaos duke ecur në këmbë, s’ka as trotuar. Kaos edhe duke drejtuar biçikletën, pavarësisht se prej shumë vitesh janë hedhur miliona euro për korsi të dedikuara. Kaos edhe në rrugë, teksa trafiku është asfiksues.

Por edhe gjatë ndërtimeve të komplekseve të pallateve, apo edhe te ato pak zona të gjelbërta, të cilat po “kafshohen” dita-ditës, siç është edhe Parku i Liqenit të Farkës. Ndërkohë që jeta është bërë shumë e vështirë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos përditë bërjen e tenderëve.

Kësaj herë, ai kërkon një projekt për korsitë e biçikletave! Por, a nuk janë ndërtuar këto korsi? Janë bërë me projekt apo pa projekt? Duket se tenderi i radhës po bëhet vetëm formalisht.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për projektin e sigurisë për korsitë e biçikletav

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e “BoldNews.al”, Bashkia e Tiranës ka shpallur procedurën e prokurimit të hapur, të objektit “projekti i sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësore dhe numëruesve të biçikletave”.

Kërkohet të bëhen punime ndërtime dhe sinjalistikë rrugore. Fondi limit i kësaj procedure është 36.489.423 lekë pa TVSH. “Burimi i financimit është nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024 miratuar me VKB Nr. 125, datë 22.12.2023 ‘për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024’” thuhet në këtë dokument. Sipas saj, kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj kalendarike, ndërsa tenderi do të bëhet në datën 15 mars 2024.
Faksimile: Kërkohet projekt për kryqëzime të rrezikshme për makina dhe biçikleta
Faksimile: Kërkohet projekt për kryqëzime të rrezikshme për makina dhe biçikleta

Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Tiranës shkruan se projekti i sigurisë rrugore në disa vëndkalime për këmbesorë dhe numërusve të biçikletave përfshin 3 nënprojekte sipas detyrës së projektimit. Kërkohet rikualifikimi i nyjes së ish- 21 dhjetorit.

“Ky projekt- zbatim parashikon që përveç standarteve të mbështetura në ‘Kodin Rrugor’ dhe ‘rregulloren për zbatimin e saj….’, të integrohet me zgjidhjen tërësore të trafikut, shërbimeve të tjera, elemente inovativ infrastrukturor dhe sinjalistikë përkatëse vertikale, horizontale dhe llambadarë semaforik të shoqëruar me skemen e re të lëvizjes” thuhet në këto dokumente.

Sipas saj, të kryhen verifikime dhe analiza listë kontrolli i gjendjes aktuale për evidentimin e elementeve që ndikojnë ose janë pjesë e sigurimit të qarkullimit të këmbësorëve, biçikletave dhe mjeteve motorrike.

Faksimile: Kërkohet projekt për kryqëzime të rrezikshme për makina dhe biçikleta

Ndërkohë, nënprojekti i dytë synon kalime të këmbësorëve në disa kryqëzime të evidentuara me risk të lartë për aksidente, ku për rritjen e koeficientit të sigurisë rekomandohet krijimi i ishujve udhëzues/shpëtues të ngritur ose të kufizuar dhe e mbrojtur në mënyrë të përshtatshme, e destinuar për mbrojtjen dhe qëndrimin e këmbësorëve, ndriçues inteligjente dhe sinjalistike inovative. Në dokumente shkruhet se kërkohet edhe numërues për biçikleta në 4 pika, në rrugën “Sulejman Delvina”, Blv “Zhan Dark” në afërsi të urës “Drejtorisë së Policisë së Qarkut”, në afërsi të urës “Ali Demi” dhe në “Rrugën e Durrësit”.

Nëse do të shohësh zonat se ku do të ndërtohet vihet re se janë të njëjta kryqëzime që janë ndërhyrë disa herë. Janë bërë e ribërë, ndërsa sërish bëhen projekte. Projekte për korsitë e biçikletave, të kryqëzimeve të rrezikshme etj. Por, a nuk janë bërë në të kaluarën? Tani, “pas pilafit” do të bëhen të gjitha? Nëse u bënë korsitë e biçikletave, përse mendohet tani sigurua?

  

Faksimile: Kërkohet projekt për kryqëzime të rrezikshme për makina dhe biçikleta

  

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …