Lajthit Rama, urdhëron shoqërimin e 3 të miturve në komisariat pse nuk i buzëqeshën!

Një situatë sa skandaloze dhe sa e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Tre të mitur janë shoqëruar nga policia në komisariatin numër 2 të Tiranës, sepse nuk i kanë buzëqeshur Ramës.

Situata është denoncuar nga të afërmit e të miturve të cilët mbahen në ambientet e policisë dhe nuk lirohen, sepse shefat e turnit kanë frikë të ndërmarrin veprime pa urdhër nga lart.

Një prej familjarëve të tre adoleshentëve të shoqëruar në komisariat, ka denoncuar policin me numër ‘36912’ si personi që ka bërë ndalimin e tre të miturve për një ambientet e policisë.

Tre të miturit kanë qenë duke ndenjur një një lokal në zonën e ish-bllokut, njëri prejt tyre ne trotuar, dhe kur ka kaluar Rama nuk e kanë përshëndetur dhe as nuk i kanë buzëqeshur Edi Ramës, kur ai ka kaluar pranë tyre.

Polici me numrin ‘36912’ ka konfirmuar në telefon të afërmit e një prej të miturve të shoqëruar, se arsyeja e ndalimit të tyre është se e kanë parë shtrembër kryeministrin dhe po shoqërohen me urdhër të tij.

Tre të miturit kanë disa orë që ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 2 në Tiranë dhe policia nuk i lë të lirë, sepse presin urdhrin nga Taulant Balla.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …