Banorët e shtëpisë ngjitur me zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin që la dy të vdekur dhe 7 të plagosur. Shpërthimi ndodhi te biznesi i deputetit socialist, Bujar Çela.
Me lot në sy, i zoti i një shtëpie ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.
Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.
Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…
Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…
Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në familjet dhe bizneset përreth.
Dëmi psikologjik është i pamatshëm, tek sheh familjarë, burra, gra, nëna me foshnjë që u rrjedhin lotë nga sytë duke rrëfyer tmerrin e tronditjes që pësuan papritmas.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident.
Teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.
Viktimat
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit që ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës
Sokol Lumi
Deputeti i PS-së, Bujar Çela
Të plagosurit që ndodhen aktualisht në Spitalin e Lushnjes:
Sajmir Korreshi
Ilia Sota
Lunedi Golemi
Ervis Sharka
Eriget Gorovelli