Shpërthimi në Lushnje, ky është i riu që humbi jetën bashkë me babanë

Personi në foto është 24-vjeçari Elidon Hoxha, viktima e dytë e shpërthimit të ndodhur këtë pasdite në Lushnje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 te “rreth-rrotullimi i Plasmasit”, në zonën industriale të qytetit. Zyrtarisht, policia lokale bëri me dije se “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Vinçi dyshohet se ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që përdoren për saldim.

Në një prononcim për mediat nga spitali i Lushnjes pas ngjarjes, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha për gazetarët se Roland Verçani, i cili mbeti i vdekur, ishte vinçieri që po drejtonte mjetin kur ndodhi shpërthimi. Ai shtoi se djali i tij (viktima e dytë) ishte gjithashtu brenda mjetit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …