Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS/ Berisha: Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas shpërthimit tragjik në biznesin e deputetit socialist, Bujar Çela në Lushnje.

Berisha kërkon hetim për ngjarjen, ndërsa thotë se, pamjet video nuk mbështesin variantin që u paraqit nga Taulant Balla dhe që ishte i ndryshëm nga ai që paraqiti policia.

Postimi

Shpërthim i fuqishëm me 2 viktima dhe 6 të plagosur në Lushnjë!

Të dashur miq, një shpërthim i fuqishëm, me natyrë të paqartë, në ambientet e biznesit të deputetiit të Partisë Socialiste Bujar Çela, ka marrrë jetën e dy punëtorve, babë e bir dhe ka plagosur shumë të tjerë, mes të cilëve edhe vet deputetin. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimave për humbjen e tmerrshme të njerëzve të tyre të dashur dhe duke iu uruar shërim të plotë të plagosurve, kërkoj gjetjen e shkakut të vërtetë të këtij shpërthimi të fuqishëm me pasoja fatale dhe shkatërrimtare. #sb

PS: Kjo video nuk mbështet variantin e Ballës!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …