Problem me bizneset, Noizy-t i hedhin lëndë plasëse në tarracën e restorantit

Ditën e sotme janë hedhur disa kapsolle në tarracën e lokalit në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Policia ka raportuar se dëmet e këtij incidenti janë të pakonsiderueshme, ndërkohë që kjo ngjarje ka shkaktuar alarm si rrjedhojë e historive të shkuara problematike të bizneseve të këngëtarit.

Kujtojmë se më parë dy lokaleve të reperit në Durrës i është vënë flaka. Po ashtu flaka iu vu edhe makinës së mamasë së reperit.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët do të paguajnë për kalimin në të gjitha austradat

Në Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, thuhet autoritetet shqiptare synojnë të …