22-vjeçaren nga Venezuela e hedhin nga kati i dytë i hotelit në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Durrësit në orën 14:40. Një 22-vjeçare nga Venezuela e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

Policia ka reaguar për ngjarjen dhe njofton se e reja është konfliktuar fizikisht me një 39 vjeçar, banues në Shijak.

Raportohet se të dy janë dëmtuar lehtë dhe po marrin asistencë mjekësore në spital.

Nuk dihet ende nëse e reja dhe 39-vjeçari kishin një raport intim mes tyre apo pse e ka hedhur nga kati i dytë i hotelit.

 “Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …