Noka: Sot ditë e zezë për Ramën, mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u miratuan ndryshimet në statut, u shpreh se kjo është një ditë historike për demokratët dhe një ditë e zezë për Ramën. Noka deklaroi se PD-ja kërkon qeveri teknik për zgjedhje e ardhshme.

Prononcimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka

Sot për PD-në është një ditë e veçantë, është një ditë historike për demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Sot është një ditë e zezë për Edi Ramën dhe regjimin e tij. Skenari i tij për të mbajtur të përçarë këtë parti dhe për të mbajtur demokratët në luftë me njëri tjetrin, sot mori fund.

Sot Këshilli Kombëtar i PD-së, në lartësinë e detyrës që i kanë ngarkuar demokratët, në lartësinë e detyrës që ka një institucion politik kryesor i një force politike, arriti të përkthejë më së miri, kërkesën e demokratëve dhe të përkthejë më së miri, një nga mesazhet kryesore të protestës së 20 shkurtit.

Bashkimi është gjithçka për demokratët dhe pas këtij vendimi për të bashkuar dhe unifikuar demokratët nga qendra në bazë ne jemi në një etapë të re.

Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të justifikuar këtë besim te demokratëve dhe për ti shkurtuar regjimit më kriminal dhe korruptim, ditët.

Pas këtij bashkimi të opozitës kemi një mision historik përpara, të rikthehet vota e lirë.

Prej 10 vitesh shqiptarët nuk votojnë të lirë, prej 10 vitesh regjimi kriminal dhe korruptiv i Edi Ramës, blen dhe vjedh votën.

Ky është një mision historik i yni dhe që të rikthehet vota e lirë, do të duhet se sbën një qeveri teknike. Kjo do të jetë motoja e betejës dhe aksionit tonë.

Shqipëria duhet të çlirohet nga kjo zgjedhë barbare dhe Shqipërisë duhet ti rikthehet edhe vota dhe liria.

Pyetje: A mund te këtë transparencë për votimin në kryesi sot?

Flamur Noka: Kryesia nuk voton, miratoi në mënyrë unanime draftin që paraqitëm dhe ja paraqitëm Këshillit Kombëtar. Këshilli pati vetëm 6 vota kundër dhe votoi pothuajse në mënyrë unanime këtë proces shkrirje të brendshme, bashkimi aq shumë të pritur.

Pyetje: Duke qenë se folët për qeveri teknike, a e ka PD emrin e kryeministrit për këtë qeveri?

Flamur Noka: Në traditën e PD-së dhe të demokracisë shqiptare, kryeministër bëhet ai që merr shumicën e votave. Ne sot nuk jemi më forcë e dytë, por jemi forca e parë politike dhe do ti mëshojmë shumë faktit, që pa qeveri teknike Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje. Këtë nuk kemi detyrë, por e kemi mision dhe do ta realizojmë.

Pyetje: Basha është akuzuar për eliminimin e votës brenda PD-së, si ju duket votimi i pamundësuar për Bardhin dhe anëtar e tjerë të kryesisë. A është ky një eliminim vote, apo sulm ndaj votës së lirë në PD.

Flamur Noka: I gjithë procesi ka shkuar sipas statutit të PD. Neni 9, pika 2 i statutit të PD thotë që; në PD demokracia ushtrohet ose në mënyrë direkte me votën e anëtarësisë, ose më përfaqësuesit e tyre. Në Këshillin Kombëtar janë përfaqësuesit e demokratëve që ushtrojnë votën dhe vullnetin e demokratëve. Ishte vota ajo që prevaloi dhe vendosi këtë bashkim.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Pisllëqe nën regjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ …