Berisha: Pasuritë e vendit grabiten, plaçkiten çdo ditë, kurse shqiptarët largohet nga Shqipëria

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës nga dritarja e banesës se, pasuritë e vendit grabiten, plaçkiten çdo ditë, kurse shqiptarët largohet nga Shqipëria si nga ndonjë vend i mallkuar. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bëjmë çdo gjë në betejë të vazhdueshme pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi.
“Të dashur miq!
Këto janë vendimet në një kohë kur Dumani, Kraja, Melonai dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale të partisë janë bërë mburojë e papërshkueshme e vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës, i cili nuk ka të ndalur.
Pa aferës që arrin në 1 miliardë euro dhe që vazhdon dhe sot non stop, të djegësve ku Rama është autor kryesor me firmën e tij të zezë, Edi Rama shpalli këto ditë se prokurimet publike do ti japë me koncesion.
Dmth do të japë me koncesion shpenzimet e administratës shtetërore prej 1.5 miliardë euro në vit.
Sigurisht koncensionari është gjetur, sigurisht që ndarja bëhet 50 me 50 %.
Miq!
Nëse ne me guxim nuk vërsulemi të përballemi me këtë regjim, ky regjim do të shkatërrojë Shqipërinë.
Ky regjim do të përvetësojë pasuritë e këtij vendi, do të përzërë shqiptarët nga Shqipëria.
Jetike është beteja jonë, jetike është mosbindja jonë civile, ndaj dhe ne të bëjmë gjithçka për një bashkim të fuqishëm me mbarë popullin opozitar.
Të bëjmë çdo gjë në betejë të vazhdueshme pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi.
Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.
Me Edi Ramën votë të lirë nuk ka.
Me Edi Ramën liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë në duart e krimit dhe të tij.
Me Edi Ramën drejtësi nuk ka për qytetarët shqiptarë.
Pasuritë e vendit grabiten, plaçkiten çdo ditë, kurse shqiptarët largohet nga Shqipëria si nga ndonjë vend i mallkuar.
Ndaj dhe ju bëj thirrje qytetarëve shqitarë kudo që janë; të ngrihen sepse kurrë nuk do të kenë të ardhme si qenie jo të lira”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …