Berisha-Ramës: Do të japësh llogari për të gjitha krimet e tua, për të gjitha krimet e drejtësisë tënde!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha para qytetarëve që tubojnë poshtë banesës së tij se, Edi Rama do të japë llogari gjer në një për të gjitha krimet tij, për të gjitha krimet e drejtësisë tënde, për të gjitha krimet e shtetit tënd të drogës.
“Imagjinoni kur Edi Rama pa asnjë fakt, provë, dokument mban në arrest shtëpie njëlloj si Putini, si Llukashenko kryetarin e partisë më të madhe opozitare, çdo qytetar të mendojë për veten e tij se çfarë të drejtash mund të gëzojë ai, se kush mund ti garantoj të drejtat atij. Se në duart e kujt është fati i tij.
Ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë shqiptarët;
Të marrim në dorë fatin tonë, të marrim në duart tona fatin e Shqipërisë në një betejë pa kthim.
Të përmbysim regjimin e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Në një betejë pa kthim tu japim shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe me dinjiteti.
Të sjellim opozitën në pushtet dhe të hapin dyert e integrimit në Europë të Shqipërisë, të hapim për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e të ardhmes.
Edi Rama ke zgjedhur të mbash pushtet me kriminelë, me vasalë me pengje të marrura.
Por të garantoj se është e afërt dita kur ti së bashku me ta, do të japësh llogari gjer në një për të gjitha krimet tua të shëmtuara, për të gjitha krimet e drejtësisë tënde, për të gjitha krimet e shtetit tënd të drogës.
Ne do të fitojmë.
Fitore, fitore, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …