Berisha: Të gjitha këto vendime kanë një shkak, interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka sqaruar se çështja ‘Beleri’ nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Sipas Berishës, të gjitha këto vendime antikushtetuese kanë vetëm një shkak, interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës.

“Miqtë e mi!

Çështja Beleri nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Është një çështje para së gjithash e të drejtave dhe lirive universale të qytetarëve të lirë të një vendi.

Nëse një njeri, një i zgjedhur arrestohet mbi bazën e një kurthi të poshtër, të ulët dhe mbahet 1 vit, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshtim me parimin universal të prezumimit të pafajësisë, nuk lejohet të takojë ata që e votuan, në kundërshtim me praktikat e mëparshme, kjo është dëshmi flagrante se këtu është vendosur një regjim që nuk njeh votë dhe as parim, nuk njeh votë as zgjedhje.

Dënoj me forcën më të madhe vendimin e gjykatëses me tre mbiemra, vegël e verbër e Edi Ramës.

Dënoj qëndrimin e Edi Ramës, që i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë, vetëm e vetëm për pushtetin e tij. Vetëm e vetëm për ambiciet e tij mafioze.

Të dashur miq!

Pse kjo shkelje flagrante e Kushtetutës, e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pse ky përkeqësim i madh i marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës. Interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …