“Bomba” e SPAK që dogji mullarët e qeverisë

Nga Luçiano BOÇI

SPAK hodhi gjylen e madhe, të rradhës, në oborrin e qeverisë. Qëllimi ishte i thjeshtë: Krijimi i tymnajës së rradhës, sikur këto bumje janë bomba moderne e jo thjesht gjyle antike që po godasin fort fare korrupsionin.

Që gjylja të ngjante si bombë atomike megatonëshe, kësaj here u shenjëstrua ministri i vetë bombave, i mbrojtjes d.m.th Peleshi.

Zgjedhja e Peleshit nuk ishte as rastësi dhe as domosdoshmëri drejtësie. Por ishte domosdoshmëri tymnaje.

Sepse pas inagurimit dhe të bazës së NATO-s efekti radioaktiv i kësaj gjyleje pretendohej të ishte akoma më i madh dhe zhurma akoma më shurdhuese.

Kjo ka të bëjë me momentum-in e zgjedhur, sigurisht jo pa qëllim. Dhe ky moment ka të bëjë me situatën brenda institucioneve të drejtësisë.

Nuk ka të bëjë vetëm me atë paradën e parë rëndom gjatë kësaj kohe, ku ministra e ish-ministra hyjnë e dalin nga SPAK sikur po kalojnë përmes lumit Jordan, për t’u pastruar nga mëkatet dhe jo për të mbajtur mbi supe grabitjet e shumfishta të realizuar “en group”me Ramën në krye. Peleshi i shkretë ndryshe nga të tjerët kësaj herë bëri paradën (jo ushtarake) jo për mëkatet e veta (u thirr për inceneratorët!!!!?), por për mëkatet e vetë drejtësisë së re.

Shkurt e qartë Drejtësia e re sot është e diskretituar si një drejtësi e kapur politike që ndjek e zbaton urdhëra që vijnë nga ekzekutivi. Dëshmitë e rënies së drejtësisë janë tronditëse.

Daljet në median greke të dokumentave që dëshmojnë dënimin e gjyqtares së GJKKO Gjoka me mbiemër të transformuar, ka hedhur në erë procesin e vettingut.

Sikurse delegjetimon dyfish vendimet e saj e jo vetëm, të marra ndaj liderit të opozitës z. Berisha, me të cilin është dhe në konflikt interesi për arsye të shkarkimit të saj. Situata është akoma më e rëndë në raport me dy vendimet e fundit të GJKKO ndaj Belerit dhe të Gjykatës Lartë ndaj Berishës. Këto vendime dëshmojnë lojën e paradës së veprimtarisë së institucioneve të Drejtësisë së re sipas parimit: Bëj sikur arrestojmë tanët (qeveritarët) e burgosim kundërshtarët politikë. Dhe këtu veprojnë “bombat”: Thirret Gjiknuri (askush nuk e di për çfarë) e as përcaktohet me cilin status thirret, por për t’u dënuar dënohet Beleri, pa prova bindëse e stimulime antikushtetuese.

Kalon në paradë Peleshi, pa asnjë dijeni për çfarë e si, se me demek “sekret i modh”, por ama në arrest lihet Berisha.

Ndërtohet kështu për publikun një pritshmëri false, e cila nuk prodhon asgjë të drejtë, përveçse justifikon arbitraritetin politik të një strukture që sa vjen e shfaqet gjithnjë e më shumë si armë politike që vret opozitën, por që gjuan njëkohësisht me gjyle mullarët e barit të qeverisë.

Mato Gruda i “Njeriut me

Top” do ia kishte zili shënjestrën!

About Redaksia

Check Also

Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor …