Ish-kongresmenia: Sekretari i ri i Shtetit do të heqë “non grata-n” për Berishën, s’ka prova

Në vijim të intervistës me zonjën Vicky Hartzler, kjo e fundit dha komentin e saj rreth shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo u shpreh shumë e shqetësuar sepse beson se nuk ekzistojnë prova të tilla që të bindnin Sekratarin Blinken për t’i dhënë Berishës këtë status.

“Kam dëgjuar më shumë rreth kësaj çështje teksa kam qenë në Shqipëri. Jam shumë e shqetësuar për këtë, sepse duket sikur nuk ka prova që të t’i japin atij një status të tillë. Prandaj nuk është e drejtë. Shpresoj që me administraten e re të kemi një Sekretar Shteti të ri dhe kjo gjë të përmbyset”, tha zonja Hartzler.

Kur ish-Sekretarja e Shteteve të Bashkuara, zonja Hillary Clinton erdhi në Shqipëri në vitin 2012, ajo u shpreh se Shqipëria është një vend me vlera të larta demokratike. Ndërsa sot thuhet se Shqipëria po vuan me demokracinë. Pyetjes se cilës Amerikë duhet t’i besojnë shqiptarët, zonja Hartzler iu përgjigj:

“Ju duhet ta dini që ne e mbështesim demokracinë dhe Amerika e ka mbështetur demokracinë”.

Gjithashtu, zonja Hartzler dha opinionin e saj rreth faktit që Antony Blinken nuk shkoi në Parlamentin e Shqipërisë e as nuk takoi asnjë opozitar.

“Jam e zhgënjyer që ai e bëri këtë gjë, sepse mendoj se të gjithë zërat në Shqipëri duhet të dëgjohen”, tha ajo.

About Krye Redaktor

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …