Gjekmarkaj: Shumica e demokratëve vlerësuan se duhet t’i udhëheqë Sali Berisha për të rrëzuar Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një lidhje për “Open”, u pyet nëse kishte ndryshuar ai apo Sali Berisha, duke theksuar se deklaratat e tij janë arkivuar tanimë dhe se e vetmja ngjarje e madhe është bashkimi i Partisë Demokratike.

“Unë kam ikur nga posti i nënkryetarit të PD në shenjë përgjegjësie dhe jam kthyer në shenjë përgjegjësie. Më shumë se e demokratëve është dëshirë e qytetarëve shqiptarë për një opozitë. Sa i përket qëndrimeve të mija, ato janë arkivuar. Këto kanë qenë qëndrimet e mia, kohë pas kohe, ndonjëherë subjektive ndonjëherë objektive. Këto janë detaje të vogla.

Ngjarja e madhe është bashkimi i Partisë Demokratike duke prishur skenarët e kryeministrit Edi Rama që e mban gati gati peng. Një vend që nuk ka më institucione, dhe tenton të prishë edhe institucionin e fundit që është opozita e vendit, duke kaluar në autoritarizëm. Besoj dje ka qenë një ditë e shënuar për vendin.

Ai ishte shpërblim për largimin nga Basha?

Gjekmarkaj: Në këtë betejë të gjatë dyvjeçare, shumica e demokratëve vlerësuan që duhet t’i udhëheqë ata Sali Berisha për të rrëzuar Edi Ramën. Në këtë kontekst, çështja është të bëjmë apo nuk do të bëjmë opozitë. Nëse biem peng e disa deklaratave dhe të shmangim vullnetin e shumicës, është të bëjmë lojën e qeverisë. PD nga dje është një gjë tjetër. Do të jetë një parti e platformave, ideve dhe njerëzve dhe do ta shikoni atë më shpesh në sheshe dhe bulevardet e Tiranës”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …