Vendimi i Gjykatës për Belerin, konfirmim tragjik i një reforme që ka dështuar!

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se, vendimi i Gjykatës për Blerin ishte një konfirmim tragjik i një reforme që ka dështuar. I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV, Abilekaj tha se, ajo që është e rëndësishme këtu është se edhe drejtësia u fut në një lojë politike ashtu si u futën interesaxhinjtë në këtë mes.

“Vendimi i Gjykatës për Blerin ishte një konfirmim tragjik i një reforme që ka dështuar. Pavarësisht të drejtave dhe fakteve me një urdhër politik mund të japë vendime si ai i djeshmi, çdo njeri që Edi Rama nuk e dëshiron mund të ja heqë lirinë.

Ajo që është e rëndësishme këtu është se edhe drejtësia u fut në një lojë politike ashtu si u futën interesaxhinjtë në këtë mes. Këtu nuk është çështje politike por e të drejtave të njeriut është një çështje juridike e thjeshte një kandidat i regjistruar dhe i pranuar sipas normave. Këtu një person futet në garë ku duket që  do të jetë fitues dhe rivalët e tij angazhohen duke provokuar dhe futur në mes policinë që të nxjerrin jashtë loje.

Nëse socialistët do të shikonin procesin dhe mos të bëhej publik emri atëherë do të shokoheshin pasi një person përndiqet personalisht nga njeriu më i pushtetshëm dhe këto gjëra kanë ndodhur në Korenë e Veriut, Turqi dhe vendet jo demokratike. Këto broçkullat e komunizmit dhe nacionalizmit të verbër u përdorën bashkë me hakmarrjen politike dhe interesat politike të cilat janë ngritur mbi pronat e himariotëve bën që një person të dënohet në mënyrë të padrejtë dhe ne të humbasin të gjithë sigurinë juridike përpara organeve të drejtësisë së re që çuditërisht kanë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha Abilekaj.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …