Berisha: Doktrina e Sorosit predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukjen e familjes dhe vlerave të saj

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën kundër arrestimit politik të tij është shprehur se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

“Miqtë e mi, unë fola këtu vetëm për arsimin parauniversitar.

Në gjendje edhe më të mjerë është arsimi universitar.

Barrierat e vendosura me mesatare si satër kasapi mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, i përzënë ata pasivisht nga Shqipëria dhe largohen e marrin rrugët e botës të pashkolluar, për të siguruar kafshatën.

Por cila është përmbajtja sot?

Përmbajtja sot është identike, është më e keqe se e ajo e diktaturës komuniste.

Ajo bazohej në glorifikimin e të keqes, kurse përmbajtja sot në shkolla bazohet në glorifikimin e perversitetit, luftën shkatërrimtare kundër familjes, vlerave të saj, kundër prindërve.

Miqtë e mi, në qoftë se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.

Ky është sistemi i sotëm arsimor.

Në të gjitha aspektet shënon rrënimin më të madh.

Dhe kjo sepse diktatura e re e vendosur nga aleanca e pushtetit me krimin dhe mafien, ka si synim kryesor pasurimin e organizatës kriminale qeveritare.

Ka si synim kryesor përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.

Shkatërrimin e këtij kombi.

Dhe ka realizuar në këto vite më shumë se 40 pushtime të marra së bashku në të gjitha kohërat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dyshimet për puç/ Pse Rama e zhduku Spiropalin

Rama e ka larguar Elisa Spiropalin nga qeveria pa dhënë asnjë shpjegim se përse brenda …