Muzeu Historik Kombëtar me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, bëri të ditur dje se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 -15 mars 2028!
Drejtuesit e muzeut thanë në njoftim se godina do të mbyllet për 4 vjet dhe nuk do të jetë e hapur për publikun. Kjo, sipas tyre, sepse muzeu do t’i nënshtrohet një procesi restaurimi.
Përveç mbylljes 4-vjeçare, edhe vetë projekti për restaurimin e Muzeut Kombëtar mbetet mister, pasi ky njoftim në rrjetet sociale më pas u hoq.
Gazetarja e njohur e Kulturës në A2 CNN, Luela Myftari tha në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” nga gazetarët Flavio Qarri dhe Ola Bregu në SYRI TV tha se, mos vallë edhe Muzeu do të ketë fatin e Kullës së Sahatit dhe të Teatrit Kombëtar?
“Mënyra se si po sillemi me Muzeun Historik Kombëtar është historia dhe pasqyra më e denjë e sjelljes së qeverisë së sotme, ku fasada ka shumë rëndësi por nga ana tjetër brendësia aspak.
Në kuptimin që, neve sapo kaluar në radhët kronikat të kulturës një debat shumë të rëndësishëm, atë të mozaikut të muzeut historik kombëtar i cili na fliste për ballinën e këtij institucioni.
Ne gazetarët e kemi thënë shpesh se kur hymë atje na vjen pak turp, sado që ai mozaiku është pasqyra, por ne jemi mësuar t’i bëjmë gjërat për fasadë, edhe mirë ishte ta mbanim nja një muaj këtë debatin me yll apo pa yll mozaiku, dhe te mos merremi me brendinë e një muzeu që me thënë të drejtën, nëse ngjitesh deri në katin e dytë të gjitha shkallët janë të plasaritura.
Çfarë fshihet pas këtij projekti për restaurim? Mos vallë edhe Muzeu do të ketë fatin e Kullës së Sahatit dhe të Teatrit Kombëtar?”, u shpreh gazetarja Myftari.