Me logjikën e SPAK, çdo pronar që zhvillon pronën duhet të akuzohet për pastrim parash e korrupsion

Avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha, foli për mediat edhe në lidhje me raportin dymujor të paraqitur nga SPAK. Genc Gjokutaj tha se informacioni ishte krejt i përciptë. Madje për të ilustruar standardin gjyqësor, ai tha se gjykata nxitonte sepse kishte gjyqe të tjera.

“Absolutisht ata nuk kanë çfarë veprimesh të kryejnë. Informacioni ishte informacion i përciptë. E lexuan dhe e lanë aty. Në fund kërkuan të lihen masat e sigurimit.

Gjykata ishte kaq e merakosur sa duhet të mbaronim shpejt se kishte gjyqe të tjera. Ky është serioziteti dhe standardi.

Kjo është një çështje sa absurde, mirëpo ndonjëherë absurdi kërkon më shumë kohë për t’u sqaruar”, tha Gjokutaj.

I pyetur se përse kanë kërkuar një akt-ekspertim për këtë çështje, Gjokutaj tha se, “me akt-ekspertimin duam të sqarojmë se e gjithë procedura ka qenë e rregullt. Me logjikën e SPAK, çdo pronar dhe biznesmen që zhvillon pronën, duhet të akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion”.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …