Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet më të varfra

Emilja Koliqi

Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik e bën Shqipërinë një nga vendet që nuk siguron dhe nuk garanton burimet e jetës së qytetarëve, minimumin jetik të tyre.

Nga anketa e të ardhurave dhe nivelit të jetesës janë 560 mijë shqiptarë që jetojnë nën kufirin e varfërisë, me më pak se 620 lek në ditë janë pensionistë. Janë 650 mijë gra të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, janë persona me aftësi të kufizuara, invalidë, persona që trajtohen me asistencë sociale si të papunë.

Është detyrë e qeverisë caktimi i minimumit jetik për hartimin e politikave, për të përmbushur objektivin e parë të qendrueshëm, zhdukjen e varfërisë në të gjitha format e saj.

Është detyrë e qeverisë sigurimi i jetës së familjeve, sigurirmi i shëndetit të mirë dhe mirëqenies si faktor i zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …