Vazhdon zvarritja e procesit politik/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për liderin e opozitës

Shtyhet sërish seanca për revokimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ndërkohë ata insistuan sërish në përjashtimin e gjyqtares me tre mbiemra, Irena Gjoka Maneku Shpata.

Seanca e radhës për këtë proces politik do mbahet në datën 12 marrs, ora 15:00.

Kujtojmë se lideri i opozitës mbahet në arrest shtëpie pa asnjë fakt, provë, dokument apo akuzë konkrete ndaj tij.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e SPAK/ Kush janë të fortët që kërcënuan dëshmitaret për Ballukun

SPAK i ka përgjuar dhe i ka me emra të fortët e Ballukut që kanë …