Bardhi-Ramës: Mbyll derën e PS, po të ikin socialistët!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës nga Shkodra, i cili tha se, se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët. Në rrjetin social X Bardhi shkruan se, “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje”.

Reagimi i Gazment Bardhit

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur!

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk e shpëton dot Ballukun?/ Shpjegimi i Eduart Halimit

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, tha mbrëmjen e sotme se SPAK e Gjykata e Posaçme …