Banorët e Dukagjinit protestë para bashkisë Shkodër

Dhjetëra banorë të Dukagjinit kanë protestuar sot para bashkisë Shkodër. Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë, Benet Beci lidhur me këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze dhe me buste te pushtuesve turq e grek ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.

About Redaksia

Check Also

49 vjet nga pushkatimi i dy poetëve

Nga Rexhep POLISI 49 vjet më parë, më 17 korrikut 1977, u pushkatuan nga regjimi …