Arthur Conan Doyle
Zbulimet e Sherlock Holmesit
Tregimi i Doktor Uatsonit
Përkthim
nga Agim Xh Dëshnica
Një mëngjes, kur hapa sytë, vura re se Sherlok Holmesi ishte veshur dhe po rrinte në këmbë pranë shtratit tim, megjithëse zakonisht ai çohet më vonë se unë. Ora ishte 7.I5. U befasova kur e pashë.
-Më falni që po ju zgjoj kaq herët, Uatson.- më tha, Por -zonja Hadsën, pronarja e shtëpisë, erdhi e më njoftoi se një zonjushe shumë e tronditur ngul kembë të takohet me mua.. Ndodhet në dhomën e pritjes. Kur në orët e para të mëngjesit një zonjushe ngre njerëzit nga shtrati, kemi të bëjmë me diçka të ngutshme. Mund të jetë një çështje me rëndësi. A do t’u pëlqente të ishit i pranishëm edhe ju, qysh në fillim të bisedës?
-Mik i dashur, nuk dua ta humbas këtë rast aspak!.- iu përgjigja- U vesha me nxitim e vajta pas mikut tim në dhomën e pritjes. Një grua e veshur në të zeza, me një vel mbi fytyrë ishte ulur pranë dritares. Sapo na pa, u ngrit në këmbë.
-Mirëmëngjes!- I foli Holmesi gazmor—Më quajnë Sherlok Holmes. Ky është miku dhe bashkëpunëtori im, Dr. Uatson. Mund të flisni lirshëm para tij, sikur të isha i vetëm këtu! Ju lutem uluni pranë zjarrit1 Po shoh se paskeni të dridhura!
-S’e kam nga të ftohtit- tha gruaja, pasi iu afrua zjarrit, por nga frika, z. Holmes, nga tmerri.
Ndërsa fliste, velin e mbante të ngritur mbi fytyrë. Ishte e zbehtë dhe e hequr, me sytë e shqetësuar e të trembur. Dukej e re, por flokët e saj kishin marrë disa ngjyrime gri. Holmesi i hodhi një vështrim të shpejt, por hetues.
-Mos kini frikë aspak- i tha me mirësjellje- Do të nisim pa vonesë për të gjetur zgjidhjen e problemit tuaj..- Mesa shoh, keni ardhur me tren..
– Më paskeni parë?! – pyeti ajo e befasuar.
-Jo,- tha Holmesi- por shoh gjysmën tjetër të biletës suaj të kthimiit në palën e dorashkës së majtë.Pra, jeni nisur shumë herët. Para se të arrinit në stacionin e trenit, për disa kohë keni udhëtuar me kaloshin nëpër rrugën e fshatit.
Ajo e shikoi me ngulm, paksa e trembur e si me nderim.
Nuk është diçka misterioze, e nderuara zonjushe –tha Sherloku, duke buzëqeshur.- Mënga e majtë e xhaketës suaj është spërkatur me baltë në shtatë vende. Karroca e vogël ka ngritur përpjetë baltën e rrugës, kur rrinit ulur përbri karrocierit, ndaj dhe njollat janë të freskëta.
-Keni të drejtë!- Dola nga shtëpia para orës gjashtë të mëngjesit. Për njëzetë minuta mbërrita në stacionin Letherhed. Atje mora trenin e parë për në Londër. Nga mikesha ime, zonja Ferintosh, kam dëgjuar fjalët më të mira për ju. Më tha se, kur u lut ta ndihmonit, u treguat i gatshëm. A mund të bëni të njëjtën gjë edhe për mua? Nuk jam në gjendje t’ju shpërblej tani, por pas një muaji, me rastin e martesës. Vetëm atëhere më takon të marrë si trashgim paratë e nënës sime.
-Madam, do të isha i lumtur të zgjidhja çështjen tuaj, ashtu siç bëra me zonjën Ferintosh!.-tha Holmesi.- kurse shpërblimi, një çëshje thjeshtë interesi, e ka radhën në një kohë tjetër. Pra, ju mund të paguani si t’ju vijë për mbarë dhe kur të dëshironi. Tani, ju lutem, na tregoni gjithçka rreth asaj që ju shqetëson!
-Më quajnë Helena Stoner,- tha vizitorja.-Banoj me njerkun tim, i cili është i mbijetuari i një prej familjeve nga më të pasurat e Anglisë, familjes Roilot në Stoke Moran. Ndoshta keni dëgjuar për tè.
Holmsi pohoi me kokë:
-Këtë emër e kam dëgjuar prej kohësh.
-Ju kuptova!- ajo u mbush me frymë dhe vazhcoi.
– Disa nga Roilotsit e kohëve të fundit qëlluan plangprishës, të cilët lanë në bixhos shumicën e pasurive të tundëshme e të patundëshme. Nga këto mbetën pak akra tokë dhe një shtëpi e madhe 200-vjeçare. Njerkut tim kjo pasuri nuk i shërbeu aq shumë, ndaj mori pare hua e hyri në shkollë për mjekësi. Pastaj iku në Indi. Atje nga puna pati disa fitime. Ai gjithmonë ka pasur një karakter të ashpër, kështu në një çast zemërimi goditi për vdekje shërbëtorin e vet. Ishte një skandal i rëndë. Për atë shkak u dënua me burgim, që zgjati shumë kohë. Pas kësaj u kthye në Angli me huqet e një njeriu të vrazhdët.
Në kohën kur qe në Indi, Roilot u njoh me nënën time, vejushe e gjeneral-majorit Stoner. Pas pak kohësh vendosën të martohen. Xhulia, motra ime binjake dhe unë atëhere ishim nga dy vjeç,. Nëna zotëronte një pasuri të mirë prej 1000 stërlinash në vit. Këto ia la në ruajtje Dr.Roilotsit. Një pjesë e tyre qe caktuar për martesën time dhe të motrës, kur tè rriteshim.
Tetë vjet më parë, pasi kishim mbërritur në Angli, nëna u vra në një aksident hekurudhor. Dr.Roiloti na mori te shtëpia e vet në Stok Moran. Të ardhurat e nënës na mjaftonin për të jetuar për bukuri. Njerku ynë në vënd që të lidhej me njerëz të mirë në qytezë, u mbyll në shtëpi. Dhe kur dilte jashtë, grindej kot së koti me çdo njeri që ndeshte udhës. Ndaj, banorët me ta parë tek vinte drejt tyre, i shmangeshin takimit me të. Të vetmit miq ishin ciganët e një fisi endacak me çadra në tokën e tij. Në këtë kohë shpenzoi mjaft për kafshët e egra që pati sjellë nga India. Një panterë dhe një majmun i la të lirë të endeshin poshtë e lartë duke tmerruar tërë qytezën Xhulia dhe unë s’kishim miq. Në atë gjendje askush s’mund të vinte për vizitë tek ne.Vetëm pak shërbyes guxuan të punojnë aty, ndaj na u desh të merreshim vetë me punët e shtëpisë. Xhulia ishte tridhjet vjeç kur vdiq, flokët e saj kishin filluar të thinjeshin, si edhe të mite.
-Motra e juaj ka vdekur?- pyeti Holmesi.
-Po- tha zonjusha Stoner- vdiq pa pritur dy vjet më parë. Prandaj, unë kam ardhur te ju z. Holmes, sepse dyshoj se i njëjti fat po më pret edhe mua
Holmesit iu vrejt balli.
– Vazhdoni, ju lutem!-ia ktheu.
-Kënaqësia e vetme që patëm, ne të dyja, ndodhi kur na u dha mundësia të vizitonim tezen tone, zonjën. Honoria Uestfail. Gjatë kohës që ndënjëm te tezja Xhulia u njoh me një marinar, me të cilin u fejua. Njerku ynë nuk tha asgjë kundër martesës, por dy javë përpara dasmës diçka e tmerrëshme i mori jetën motrës sime të dashur.
Holmesi teksa dëgjonte zonjushën në karriken e vet me sytë mbyllur. Pastaj i çeli përgjysëm e vështroi zonjushën Stoner.
-Më flisni për të gjitha hollësitë që din!- tha.
-Shtëpia jonë përbëhetsinga tri ndërtesa dy katëshe, një në qendër e dy përbri. Ne jetonim në atë të krahut të djathtë. Dhomat e ndejtjes ndodhen në ndërtesën qendrore, kurse ato të fjetjes janë në anën tonë, të gjitha në katin e parë. Dhoma e parë është e Dr. Roilotit, e dyta ishte e Xhulias, e treta është e imja. Ndërmjet tyre nuk ka dyer, të tria hapen në të njejtin korridor. Dritaret janë me pamje nga lëndina e blertë. Nuk di në ua shpjegova qartë?
-Në mënyrë të përkryer- u përgjigj Holmesi..
Atë natë fatale unë e Xhulia po rrinim në dhomën e saj. Ndërkohë Dr.Roilot hyri në dhomën e vet më shpejt se herë të tjera. E morëm me mend se ai nuk ra në shtrat sepse ndihej duhma e duhanit indian që dilte nga çibuku i tij. Motra më vonë erdhi e shqetësuar tek unë për të biseduar rreth dasmës.Aty nga ora njëmbëdhjetë tek po largohej ndaloi për disa çaste pranë derës.
-Helenë- më tha- a ke dëgjuar ndonjëherë në mes të natës një vërshëllimë të lehtë?
-Jo! Po pse më pyet?
-Para disa netësh, rreth orës tre të mëngjesit, një vërshëllimë e lehtë më zgjoi nga gjumi. Nuk e mora vesh nga ç’anë vinte.
-Ndoshta nga livadhi, ku ndodhen çadrat e ciganëve.
-Kështu mendoj edhe unë.se nuk është ndonjë gjë me rëndësi.Nejse! Natën e mirë!
Ajo më buzëqeshi e doli në korridor. Pas disa çastesh dëgjova të mbyllte derën me çelës.
-Me çelës?- tha Holmesi- Pra, ju dhe motra i mbyllnit dyert me çelës?
-Gjithmonë! Sepse na tmerronte pantera dhe majmuni.
-Ashtu, vërtetë. Ju lutem vazhdoni.
-Era vërshëllinte, shiu përplasej në dritare.Nuk munda të fle as të mposhtja një parandjenjë të keqe. Befas dëgjova një klithmë gruaje. Ishte zëri i motrës sime! U sula në korridor. Në atë çast dëgjova një vërshëllimë të lehtë. Më pas një tingull, sikur rëzohej diçka metalike. Kur arrita në derën e Xhulias, u dëgjua rrotullimi i çelësit në bravë dhe dera u hap. Në prag u shfaq motra, krejt e zbehtë duke u dridhur e tmerruar. Zgjata krahët rreth saj, por ajo ra për tokë, duke fërgëlluar nga dhimbje të tmerrëshme. Kur u përkula mbi të ajo psherëtiu:
-O Zot! Helenë! Ishte shiriti! Shiriti me pika!- dhe bëri shenjë në drejtim të dhomës së doktorit. Vrapova menjëherë për atje, por e ndesha në korirdor, duke nxituar drejt nesh. Në kohën kur arriti, Xhulia dergjej pa ndjenja. U përpoq ta sillte në vehte, por ajo vdiq.
-A jeni e sigurt për vërshëllimën dhe tingullin metalik?
-Po,-tha zonjushja. Stoner.- e sigurt.
-A ishte e veshur motra?
-Jo, qe me këmishë nate. Në dorën e djathtë mbante një shkrepse të shuar, në të majtën kutinë.
-Si duket ka ndezur shkrepsen për të parë rreth saj.- tha Holmesi-kjo ka shumë rëndësi. A bëri hetime policia?
-Po, hetime të shumta- meqenëse Dr.Roilot njihet si njeri i dhunshëm. Por ata nuk mundën të gjenin shkakun e vdekjes. Dera e Xhulias ishte kyçur nga brenda, kurse dritaret gjithë natën mbyllen me grila hekuri. Edhe oxhaku është i pakalueshëm. Muret përqark janë të fortë; po ashtu dhe dyshemeja. Në ato orë të tmerrshme motra ishte vetëm. Në trupin e saj nuk u gjetën gjurma apo shenja dhune.
-Po helmim?
-Doktorët e ekzaminuan, por nuk pikasën asgjë.
-Si mendoni, nga se vdiq ajo?
-Thjeshtë nga diçka e frikëshme, në një gjendje të rëndë nervore.-tha zonjushe Stoner, – nuk di ç’të them se kush e friksoi.
-Ç’ keni para sysh me fjalët e motrës, “ shiriti me pika”?
-Më vjen ndër mend, tek dridhej e tmerruar, ndërkohë edhe shiriti, që mbajnë rreth kokës disa ciganë.
Holmesi tundi kokën i pakënaqur.
-Kjo ngjau para dy vjetësh. Po tani përse erdhët këtu?
-Para një muaji, një mik, z.Persi Armitazh, më kërkoi dorën. Njerku im nuk tha asgjë kundër marteses. Dasma është caktuar të bëhet në pranverë. Dy ditë më parë nisën punimet për riparimin e shtëpisë në krahun lindor, duke filluar nga dhoma ime. Duhej të lëvizja prej andej për në dhomën e Xhulias. Natën që shkoi rash për të fjetur në shtratin e saj. Nuk më flihej, mendohesha rreth fundit tragjik të motrës sime. Merreni me mend tmerrin tim në mes të natës, kur dëgjova një vërshëllimë të lehtë! U ngrita e ndeza llampën, por s’vura re asgjë. U vesha me nxitim, dola jashtë shtëpisë e vrapova drejt qytezës. Hipa në një pajton për të kapur trenin e parë dhe erdha drejt e këtu.
-Bëtë shumë mirë, – tha Holmesi- s’duhej të humbisnit asnjë çast. Nëse shkojmë sot në Stoke Moran, a mund të shohim dhomat pa dijeninë e njerkut tuaj?
-Po. Sot ai nuk do të jetë aty, sepse ka disa punë në qytet- tha znj. Stoner- do të kthehet natën vonë.
-Bukuri! Atëhere na prisni pas dite. Në rregull?
-Oh, po! Duke biseduar me ju u përtëriva shpirtërisht. Shpresoj të takohemi në kohën e caktuar.- ajo uli velin mbi fytyrë dhe u largua.
-Ç’mendim keni për ato që dëgjuat, Uatson?- më pyeti Holmesi.
-Më duket një vepër e mbrapsht. Nëse zonjusha na dha njoftime të sakta, se muret dhe dyshemeja janë të forta, kurse dera, dritarja dhe oxhaku të pakalueshëm, atëhere motra e saj, paska qenë vetëm në atë fund tragjik.-iu përgjigja.
-Po për vërshëllimën dhe fjalët e çuditshme të viktimës?
-S’di ç’të them. Përgjigjet mund t’i marrim duke hyrë në hollësira kur të vemi në Stoke Moran. Më duhet të shoh gjithëçka në vend. Prit pak! Kush po vjen?-pyeti Holmesi. Në atë minutë dikush trokiti fort e sa kaq dera u hap. Në prag u dha një burrë trupmadh, me fytyrë plot rudha, siç merrej vesh nga qendrimi i gjatë nën rrezet e diellit. Hunda si skep dhe sytë që i shkreptinin i jepnin pamjen e fajkoit.
-Cili prej jush është Holmesi?- pyeti.
-Unë –tha i qetë miku im.-po ju?
-Dr. Grimsbi Roilot nga Stoke Moran.
-Sigurisht.- tha Holmesi. Ju lutem uluni doktor.
-Nuk më pëlqen të rri gjatë këtu. E di. Bija ime ishte këtu. Çfarë ju tha?
-Eshtë pak si ftohtë në këtë periudhe kohe– tha i qetë Holmesi.
-Çfarë biseduat me të?- u hakërrua Dr. Roilot.
-Megjithatë mimozat çelin për bukuri para ardhjes së pranverës – vijoi Holmesi i shkujdesur.
-Pandehni se mund të talleni me mua!- thirri- Kam dëgjuar për ju Holmes! S’jeni tjetër veçse një ngatërrestar që fut hundët kudo.
Holmesi qeshi.
-Ligjërata e juaj është mjaft zbavitëse doktor. Kur të dilni jashtë ju lutem mbyllni derën- fryn erë e ftohtë.
-Do të iki kur të më teket! Znj. Stoner e ndoqa deri këtu. Ju them hapur që tani: mos u përzjeni në punët e mia.Nuk jam njeri sido kudo. Mbani para sysh çfarë ju thashë.- Shkoi pranë vatrës, mori mashën e madhe prej çeliku dhe e përkuli me duart e fuqishme.-larg duart prej meje!- Pasi flaku mashën tej doli jashtë si i tërbuar.
-Megjithëse s’kam përmasat e tij,- tha Holmesi, duke qeshur.- sikur ai të kish qendruar pak më gjatë, mund t’i tregoja se jam po aq i fuqishëm.-Mori mashën dhe me një orvajtje të befasishme e drejtoi përsëri.
Aty nga mesdita morëm trenin për në Laterhed. Udhës Holmesi më tregoi se në orët e tjera të mëngjesit kishte mundur të zbulonte një kopje të testamentit të zonjës Roilot. Kur vdiq pat lënë 1.110 sterlina; më pas kishin mbetur rreth 750 sterlina. Nëse njera nga motrat do të martohej, mund të merrte 250 sterlina. Nëse martoheshin të dyja, Dr. Roilotit i mbeteshin çelset e kashtës.
Kur mbërritëm në Stoke Moran, zonjusha Stoner doli me nxitim të na përshëndeste.
-Kemi patur kënaqësinë të takoheshim me njerkun tuaj- tha Holmesi. -Pastaj i tregoi seç ndodhi kur ajo qe larguar. Zojusha e gjorë u zbeh nga frika.
-O Zot!- thirri- kushedi çdo të më punoj kur të kthehet!
-Mos e prishni gjakun, tha Holmesi. – nuk do të lejojmë t’ju ndodhë asgjë e keqe.Tani t’i vihemi punës. Më lejoni t’u hedh një sy dhomave.
Shtëpia e lashtë ishte ndërtuar me gurë. Pjesa qendrore ngrihej më lartë kurse dy krahët zgjateshin pak përpara duke sajuar dy kënde anësore. Në njerin krah mbi dritare ishin gozhduar një varg dërrasash, çatia vende vende qe e hapur. Krahu tjetër ishte në gjendje shumë më të mirë, me qepena në dritare dhe nga oxhakët dilte tym i zi. Skelat tregonin se ishin kryer riparime, megjithatë punëtorët nuk dukeshin askund. Holmesi eci poshtë e lartë nëpër oborr duke vëzhguar me vemendje dritaret.
-Pra kjo është dhomë e juaj – tha ai duke treguar me gisht.- E mesit ishte e motrës.
-Po- tha znj. Stoner, veçse tani atje fle unë.
-Po dhoma në ndërtesën kryesore?
-E Dr. Roilotsit.
-Mesa kuptoj- tha Holmesi – riparimi i murit në këtë anë ku rrinit ju, nuk është aq i ngutshëm.
-Po, keni të drejtë. Mendoj se ky ishtë një shkak për të më hequr që këtej.
– Përballë dhomave a ka dritare në koridor?- pyeti Holmesi.
-Po, veçse janë mjaft të ngushta, ku s’mund të kaloj askush nëpër to.
-Natën dyert i siguronit me çelës, kështu që askush nuk mund të hynte nga kjo anë,- tha Holmesi.- Tani, ju lutem shkoni në dhomën e mesit dhe mbyllni grilat.
Holmesi u orvat më kot t’i hapte grilat me forcë nga jashtë. Nxori lupën dhe pa me imtësi menteshet.
-Qenkan të fuqishme,- tha-askush nuk mund të kalojë këtej. Të shohim brenda.
Në dhomën ku flinte tani znj. Stoner- më parë motra e saj- nuk kishte shenja të dyshimta. Ishte e vogël, me tavan të ulët dhe oxhak të madh si në gjithë shtëpitë e fshatit. Në një qoshe qe vendosur një komo, kurse në qoshen tjetër një shtrat i ngushtë dhe një tavolinë e vogël në anën e majtë të dritares. Shto dy karrike e një qilim në mes të dyshemesë. Këto pra, ishin të vetmet pajisje në atë dhomë. Holmesi tërhoqi një nga karriket u ul dhe i heshtur vështroi me ngulm përqark.
-Ku është zilja- tha duke drejtuar gishtin tek shirti i ziles i varur mbi shtrat, aq pranë sa që xhufka e dorezës në fund prekte cepin e jastekut.
-Në dhomën e shërbyeses. Shiriti qe vendosur pak vite më parë.
-Me kërkesën e motrës?
-Jo, ajo s’e përdori kurrë.
-Atëhere më duket e panevojshme vendosja një shriti të tillë aty.- tha Holmesi.- Më falni një minutë.- Ai nxori lupën dhe u hoq zvarë këmba-doras, duke këqyrur çdo gjë në dysheme dhe në mure. Pastaj shkoi tek shiriti e ia nguli sytë. Së fundi e kapi dhe e tërhoqi- Eshtë një simulim.- tha- s’është i lidhur me telin e ziles, por është kapur tek një çengel afër vrimës.
-Sa e pakuptueshme!-tha znj. Stoner- s’e kisha vënë re asnjëherë.
-Mjaft e çuditshme,- tha Holmesi- ka diçka kurioze në këtë dhomë. E pra, përse ustai ka hapur një vrimë midis dy dhomave, me gjasa për ajrim, dhe jo në murin e jashtëm?
-Kjo vrimë është hapur po në atë kohë kur u vendos shirti i ziles- tha Miss.Stoner.
-Ndryshime të çuditshmr- tha Holmesi- shirit zileje pa zile, një vrimë që nuk shërben për ajrim. Le të shohim tani edhe dhomën e njerkut tuaj.
Dhoma Dr.Roilotit ishte më madhe se të dy të tjerat, por e mobiluar thjeshtë: një shtrat i zakonshëm me komodinën pranë, një raft për libra, një karrike druri mbështetur në mur, një tavolinë rrumbullake dhe një kasafortë hekuri. Holmesi u end nëpër dhomë, duke hetuar me vëmendje gjithçka.
-Çfarë ka brenda?- pyeti duke qëlluar lehtë mbi kasafortë.
-Vetëm letra- tha Mis Stoner.- më ka rastisur ta shoh vitin që shkoi.
-A ka mace kjo shtëpi?
-Pyetje e çuditshme- tha zonjusha.- jo s’kemi mace, por panterën dhe majmunin.
-Pantera është si mace e madhe- tha miku im,- po një pjatë filxhani me qumësht që shoh në dysheme nuk mundet ta kënaq kursesi.-Holmesi vështroi me kujdes karriken. Sytë e tij pikasën diçka tjetër- një rrip për qen, i lidhur lak në një njerin skaj, varej në këndin e djathtë të kokës së krevatit,.
-Ç’mendim keni për të, Uotson?- tha Holmesi.
-Eshtë rrip i zakonshëm qeni- i thashë,- por nuk kuptoj përse është i lidhur ashtu.
-Atëhere, nuk qenka rrip i zakonshëm qeni, apo jo? Pra, s’kemi të bëjmë me qen. Ah! Kjo botë mizore. znj. Stoner, më dëgjoni me kujdes për ç’ka do t’ju them.
-Si urdhëron!
-Kur të kthehet njerku, shtiruni sikur ju dhemb koka dhe qendroni në dhomën e motrës. Ne do të vrojtojmë nga jashtë. Kur natën vonë, do të dëgjoni hyrjen e tij në dhomë, hapni menjëherë dritaret dhe ndizni një llambë si sinjal për ne. Pastaj kaloni në dhomën tuaj dhe mbyllni derën me kyç. Unë dhe Uatsoni do të hyjmë në dhomën e motrës dhe gjatë natës do të përgjojmë, për të zgjidhur këtë mister.
-Pra, tani e muart vesh se ç’farë i ndodhi motrën sime.
-Mendoj se po, veç për këtë na duhen prova.- Behuni trime dhe ndiqni udhëzimet e mia. Çdo gjë do të vejë për së mbari.
Holmesi dhe unë dolëm jashtë shtëpisë dhe u fshehëm në një vend të afërt për vrojtim.
-Ju keni parë më shumë, Holmes.
-Jo, ne pamë të njejtat sende, por unë e vrava mendjen më tepër.
– Për shiritin e ziles mua s’më tërhoqi vemendjen ndonjë gjë për t’u çuditur.
-Po për vrimën ç’mendim keni?
-Me sa di shumë shtëpi të vjetra i kanë, por janë aq të ngushta sa as miu i vogël nuk mund të kaloj lehtësisht nëpër to.
-Veçse mund të kaloj diçka tjetër- tha miku im- përveç kësaj vura re se shtrati është mbërthyer në dysheme, pranë shiritit e vrimës. Pra, kemi të bëjmë me një varg sajimesh: vrima, një shirit i varur, një shtrat i palëvizshëm dhe Xhulia që gjen vdekjen.
-Kjo është e çuditshme!
Rreth orës njëmbëdhjetë një llambë hodhi dritën jashtë.
-Sinjali! Tha Holmesi.-Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të qetë, Uotson. Nga kjo varet tani jeta e zonjushes dhe e jona..
U futëm brenda nëpër dritare pa u ndjerë. Holmesi u ul në shtrat me shkopin pranë vetes, me shandanin dhe kutinë e shkrepses. Unë me revolver në dorë zura vend në karriken afër murit.
Kaluan disa orë. Nuk ndezëm asnjë dritë, nuk shkëmbyem asnjë fjalë, por rrinin gati, duke përgjuar çdo zë. Ora e fshatit ra dymbëdhjetë, pastaj një, dy dhe tre. Pas orës tre dëgjuam një fëshfëritje në dhomën e doktorit. Disa minuta më pas dëgjuam një zë të çuditshëm, si shushurima e avullit që del nga çajniku. Holmesi brofi në kembë, ndezi shandanin dhe nisi të godas fuqishem me shkop shirtin e ziles.
-A shihni gjë Uotson?- pyeti duke ngritur zբrin pak.
-Jo.
Në kohèn kur Holmesi qëllonte, u dëgjua një vërshëllimë e lehtë. Fytyra plot tmerr e mikut tim qe zverdhur. Pasi ndaloi së godituri hodhi vështrimim sipër në vrimë. Befas, qetësia natës u prish nga një britmë e tmerrëshme që ushtoi lart e më lart. Një zë të tillë s’kisha dëgjuar kurrë.
-Kaq ishte. Mbaroi. Tani të vemi në dhomën e doktorit.
Holmesi me llambën e ndezur doli në koridor. Pas tij dhe unë. U qas tek dera e Dr.Roilotsit. Trokiti dy herë. Asnjë përgjigje. Pasi rrotulloi dorezën dera u hap dhe ne kaluam pragun me kujdes e u gjendëm brenda..
Nën dritën e shandanit u duk një pamje e llahtarshme. Kasaforta ishte e hapur. Pranë saj rrinte ulur në karrike Dr.Grimesbi Roilot, i veshur me penjuarin e gjatë e me pantofla. Mbi prehër nderej rripi me lak, të cilin e vumë re pak orë më parë. Koka i qe varur prapa me sytë e ngrirë nga tmerri. Përqark i qe mbështjellë një shirit i verdhë me pika.
-Shiriti!- pëshpëriti Holmesi- shiriti me pika!
Në atë çast duke u përdredhur shirti lëvizi përpjetë dhe u duk qartë një gjarpër i frikshëm.
-Qendro prapa Uotson!- është nëpërkë moçali, një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës të Indisë. Pickimi i saj shkakton vdekjen brenda disa sekondash.-Holmesi zgjati rripin me lak, kapi nëpërkën nga koka, e flaku brenda në kasafortë dhe përplasi derën. U dëgjua krisma e metalit për të cilën tregoi znj. Stoner.- Tani ta dërgojmë zonjushën në një vend të sigurt, pastaj të njoftojmë policinë.
———
Helenën e tmerruar e përcollëm për në shtëpinë e tezes. Policia pas hetimit vendosi se doktori vdiq ndërsa luante me gjarpërin e rrezikshëm. Ndërsa Holmesi mendonte ndryshe, por s’u ndje deri sa kapëm trenin për në Londër.
-Për pak do të gaboja edhe unë.- tha- por kjo nuk ndodhi sepse mblodhëm të dhëna të shumta! Më shërbyen edhe ato që na tregoi znj. Stoner për ciganët, panterën dhe majmunin. Më shkoi ndër mend se diku në dhomë duhej të ishte ndonjë e një çarë, qysh në çastin kur znj. Stoner na tregoi se e motra nuk mund të duronte tymin e duhanit, që vinte nga pipa e doktorit. Kjo nuk ishte e tëra deri sa nuk kisha parë dhomën me shiritin e ziles, vrimën lart dhe shtratin e mbërthyer në një vend. Atëhere dyshova për ndonjë gjarpër. Vetëm gjarpëri mund të kalonte nëpër atë vrimë dhe të zbriste poshtë nëpërmjet shiritit. Megjithatë doktori nuk qe i sigurt se mund ta vriste vajzën qysh në orvajtjen e par, ndaj e stërviti gjarpërin të kthehej mbrapsht me anën e vërshllimës duke e joshur me qumësht në tavllën e filxhanit. Këtë veprim e kreu disa herë deri sa më në fund ia arriti qëllimit. Pastaj nisi të përgatiste edhe vrasjen e znj.Helena. Natën kur dëgjova shushurimën, ndjeva se gjarpëri po vinte. Në çast ndeza shandanin dhe sulmova qenien mizore. Nëpërka rrëshkiti nëpër shiritin e ziles dhe u kthye andej nga erdhi.
-Duke kaluar nëpër vrimë- i thash.
-Po.- tha miku im – s’ka dyshim. Ashtu e zemëruar siç qe nga sulmi im, iu kthye të zotit.
Zonjushën e tmerruar e dërguam në shtëpinë e tezes. Policia pasi bëri hetimet e zakonshme vendosi se doktori vdiq ndërsa luante me gjarpërin e rrezikshëm. Vetëm Holmesi e dinte shkakun e vërtetë, por nuk tregoi asgjë. Ai hodhi dritë mbi gjithçka, ndërsa po ktheheshim me tren për në Londër.
-Siç merret vesh, pa dashka shkaktari i vdekjes së Dr. Roilotsit jam unë. –tha Holmesi- Megjithatë s’mund të them se ndërgjegjen e kam aq të shqetësuar. Helena shpëtoi dhe tani ajo më në fund është e lumtur.