Goditi me kokë futbollistin e Veronës, Leçe shkarkon trajnerin

Një natë për t’u menduar dhe më pas vendimi i paevitueshëm. Roberto D’Aversa nuk është më trajner i Lecces, ku luan dhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani. Pas goditjes me kokë që tekniku i bëri Henry pas ndeshjes me Veronën, drejtuesit e klubit reflektuan gjatë natës se cila do të ishte zgjedhja më e mirë për të mbrojtur skuadrën.

Si përfundim mëngjesin e kësaj të hëne, erdhi dhe lajmërimi zyrtar. Pas një takimi me drejtorin Corvino Roberto D’Aversa u shkarkua nga detyra e trajnerit.  Përveçse shkeljes së vlerave thelbësore në botën e sportit drejtuesit e Lecces e kanë marrë vendimin edhe për shkak të rezultateve dhe një gjendje psikologjike jo të përshtatshme për të vazhduar drejtimin e stolit. Përballja me Henry është një simptomë impulsiviteti dhe humbjeje të kontrollit, faktorë për të mos u nënvlerësuar kur mbetet për tu luajtur pjesa më e rëndësishme e kampionatit.

Për të zëvendësuar D’Aversan në shtëpinë e Lecces vlerësohen dy profile, të dy të pëlqyer nga drejtori sportiv Pantaleo Corvino. I pari Leonardo Semplici trajner i ekipit të të rinjve te Fiorentina kur drejtori punonte në Toskanë, dhe pastaj është dhe Luca Gotti, zëvendësi i Donadonit pikërisht te Bologna e Corvinos. Ky i fundit ishte kontaktuar dhe verën e kaluar nga klubi salentin që në fund vendosi të besonte te D’Aversa.

About Redaksia

Check Also

Tirana fiton në derbi, mund pastër Partizanin

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3. …