Vritet me thikë 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar është vrarë me thikë paraditen e kësaj të hëne në Fier. Sipas burimeve policore, disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe në një moment, një prej tyre nxjerr thikën dhe godet një 19-vjeçar, i cili është transportuar për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se shkak i krimit ishte një konflikt banal i nisur në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë Fier

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …