Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku
ai ka kërkuar që aksioni opozitar të përqëndrohet tek beteja kundër izolimit të Kryetarit të PD, Nerisha.
“ Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishë,. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet. Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën por me përkrahjen e elektoratit tonë, sic u pa në protestë. Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi.
Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, tha ai.