Deputetja e PD, Sorina Koti tha se është një lajm i mirë që mazhoranca u tërhoq nga qëndrimi i saj lidhur me kërkesat legjitime të opozitës. Në tubimin qytetar që zhvillohet në “Rrugën e Shpresës” prej më shumë se 71 ditësh, Koti tha se ne jemi Partia Demokratike.
“A bëjnë demokratët marrëveshje me Ramën? Kush na akuzoi se kemi bërë marrëveshje me Ramën? Ata që bëjnë vetë marrëveshje me Ramën. Çfarë na kërkuan ndërkombëtarët? Na kërkuan që të ulemi dhe të negociojmë, ne nuk jemi tërhequr nga kërkesat tona. Ne duhet të jemi atje në Parlament pasi në fund të fundit ju këtë na keni besuar. Ne ju dëgjojmë juve dhe shkojnë në Kuvend dhe flasim me ta. Nuk ka asnjë anëtar Kryesie apo deputet që ka ndërmarrë veprime pa pyetur demokratët”, tha Koti.