Zhupa: Edi Rama po e trajton Shqipërinë si të ishte çifligu i tij

Deputetja e PD, Ina Zhupa, në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha tha se, ne jemi përballë një regjimi që i ka zët gazetarët, njerëzit e lirë, kryetarin e opozitës, intelektualët dhe që po bëjnë gjithçka për të grabitur këtë vend. Zhupa tha se, Edi Rama po e trajton Shqipërinë si të ishte çifligu i tij dhe po e ndan vendin për oligarkët.

“Po miraton ligje që nuk i shërbejnë qytetarëve, miratoi ligjin për lojrat e fatit, që nuk i shërbejnë aspak qytetarëve. Miraton ligje dhe vendime që i shërbejnë oligarkëve, që i jep 600 hektarë të Parkut të Butrintit që të mbushet me vila për Gjiknurin. Ligji për zonat e mbrojtura që e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj është një ligj që e kthen Shqipërinë në një kantier ndërtimi”, tha Zhupa.

Deputetja demokrate tha se nuk është sipërmarrës i lirë ai që favorizohet nga Edi Rama, që merr pronat e shqiptarëve.

“Ne e dimë që që Edi Rama vjedh zgjedhjet, që mashtron, ndaj dhe ne nuk e konkurojmë dot me të njëjtin model. Por ne do ta konkurojmë me njerëz të sinqertë, me dinjitetin e njerëzve të punë, ne do e konkurojmë sepse betejën do e bëjmë mbi idealet e këtij flamuri, që kanë sakrifikuar dhe që ne kemi për detyrë t’i ndezim shpresën dhe besimin”, tha Zhupa

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …