Banditizimi i shtetit, a mund të ndalet?

Nga Tritan SHEHU

E veshtire tashmë, me këtë “kokë përmbysje” të shtetit me banditët, vjedhësit, injorantët “lart”!

Degjoj per arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rendësishme kjo, me përgjegjësira qindra miliona Euro.

Dhe kjo nuk ndodh për ndonjë gabim në detyrë, por për vepra mezerabel, të denja për ata, që vijnë nga errësira vetëm për të rrëmbyer për vehte e per ata, që i emërojnë!

Në një sens të vendosur në ato detyra si banditë “kamikazë”!

Një rast ky i persëritur e i persëritur…duke filluar nga nivelet më të larta!

Një simptomë e qartë kjo e “banditizimit shtetëror me rritje galopante”!

Një fenomen ky që në vend që të shkonte drejt minimizimit, marginizimit, sot ka marrë dimensione katastrofale, dimensione që të bëjnë disa herë pesimist për përballjen.

Sepse shteti ka rënë në dorë të atyre, që valvitin disa “pacavura” të blera apo të fallsifikuara si diploma.

Pa asnjë jetëshkrim, dinjitet, pa asnjë produktivitet për shoqerinë me pare.

Direkt të katapultuar ne nivelet më të larta si…

“Kamikaze” për të rrëmbyer.

Dhe me tej për tu “sakrifikuar” mbasi kanë shlyer haraçin e “depozituar” diku miliona, si çmim ky edhe për atë “dënim” të pritshëm….

Ironi cinike kjo ndaj asaj që aspirojnë shumica e shqiptarëve të ndershëm, e plot dinjitet, të edukuar, të shkolluar me djersën e tyre, plot dije e aftësi.

Por qe nga “koke permbysja” e shtetit tashme jane ne fund, nen peshen e kercenimin te “banditeve e injoranteve te kollarisur”!

Qe kjo“koke permbysje” te rrutullohet 180 grade per tu rivendosur ku duhet, duhet levizur tashme i gjithe mekanizmi…

Gje qe kerkon forcen levizese te qytetareve!

About Redaksia

Check Also

E drejta që s’u dha, por u fitua: Emigrantët shqiptarë në Itali dhe beteja e tyre 30-vjeçare!

Nga Alba KEPI Pas dekadash kontributi në ekonominë italiane, letra, peticionesh dhe pritje të gjata, …