Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se nuk është vjedhur vetëm në ndërtimin e rrugëve, por është vjedhur kudo, në çdo sektor të kësaj qeverie të korruptuar. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të çohen dhe ngrihen kundër kësaj qeverie në një betejë pa kthim, deri në rrëzimin e saj.
“Miq është koha që çdo qytetar të pyesë veten pse unë nuk begatoj nga viti në vit?
Pse gjendja ime ekonomike nuk përmirësohet nga viti në vit?
Çfarë ndodh me ne?
Ndodh se gjithçka paguajmë, vidhet nga qeveritarët.
Se në Shqipëri investimi sipas FMN-së, sipas Transparency International, vidhet nga 50 në 90 përqind.
Për ta kuptuar se çfarë është kjo, pyesni pak të dashur qytetarë ku është investimi, çfarë ka ndodhur? 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Zero djegës, asnjë impiant, asnjë ndërtim.
Po ku shkuan? Shkuan offshore. Te Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe u paguan Daman e Zamanë, anëtarë të një grupi kriminal që mbrojnë krimet e qeverisë dhe që kërkojnë të në mashtrojnë me Berberë, me Taulant Tushë dhe të tjerë.
Të dashur miq, është koha që të bëjmë një analizë.
Sot fola për rrugët, por në çdo sektor, çdo investim është vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur.
Edi Rama, njeriu që kur ishte kryetar bashkie, e quanin mister 20-përqindëshi, njeriu që sapo u bë kryeministër, organizata e bashkëpunimit dhe sigurisë evropiane, i lëshoi një raport në të cilin thuhet se ka të fshehura offshore 200 milionë euro, solli të gjithë ekipin e hajnisë, e hajdutëve në qeveri.
E plotësoi tani së fundmi edhe me mister biftekun 1 mijë euro, Maznikun e famshëm, Gonxhen e famshëm.
Pra, duhet të ndalemi ç’po ndodh me ne.
Duhet të shtrojmë këtë pyetje si njerëz të qytetëruar.
Ndaj dhe duke ju uruar edhe njëherë këtë ditë, ftoj ju dhe të gjithë shqiptarët në një betejë pa kthim, në mosbindje civile, t’i japim atë që meriton këtij regjimi që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në drogën dhe trafiqet kriminale.
Të votojmë të lirë, të rikthejmë normalitetin.
Të dashur miq, ato krahasime që unë bëra, nuk tregojnë asgjë tjetër veçse një Shqipëri normale. Krahasoni një Shqipëri normale me një Shqipëri ku qeveritarët vetëm vjedhin qytetarët, i detyrojnë ata nëpërmjet varfërisë, dhunimit të lirisë dhe të drejtave të tyre, të largohen nga Shqipëria.
Edhe njëherë, gëzuar festën.
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.