Sazan Guri: Shqipëria sot është e tëra në ankand, Rama po shet zonat e mbrojtura

Studjuesi Sazan Guri ishte pjesë e tubimit qytetar në ditën e 73-të në mbështetje të liderit të opozitës. Në fjalën e tij nga foltorja në ‘Rrugën e Shpresës’ , Guri tha se Shqipëria sot është e tëra në ankand, ku kryeministri Rama po shet edhe zonat e mbrotjura.

“Jemi në një situatë ku Shqipëria është e tëra në ankand, dhe duke mos pasur çfarë të shisnin më arritën të shesin zonat e mbrojtura. I kujtojmë këtyre që boll! Ushqehuni me këtë ballokume me energji solare, u shqehuni me këtë farë me fotosintezë diellore, mbini në kokët tuaja mendime të reja që keni për detyrë të përsoni jetën jo vetëm të krahut të djathtë.

Asnjë herë majtas. Kur me të drejtë, Enver Hoxha në Shkodër thoshte ‘drejtë, djathtas’. Nuk thoshte kurrë majtas sepse edhe ai që propagandohej të majtë që bërtise ‘majtas, majtas’ e dini se çfarë i ndodhi. Nuk po them se nuk duhet, por të arrijë në këtë farë feje e majta shqiptare? Sigurisht, duke qënë nipi i gjyshit atë do imitojë”, tha Guri.

About Redaksia

Check Also

Bardhi takon ambasadorin holandez: Integrimi europian kërkon zgjedhje të lira dhe institucione të forta!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e …