Berisha: Rama ka shpartalluar universitetet, fondet e kërkimeve shkencore inekzistente dhe qesharake

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpartalluar arsimin universitar. Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në Rrugën e Shpresës, Berisha theksoi se fondet e kërkimeve shkencore janë inekzistente dhe qesharake.

“Po unë fola vetëm për arsimin parauniversitar.

Po si janë universitetet sot?

Në një shpartallim të vërtetë. Fondet e kërkimeve shkencore janë inekzistente dhe qesharake.

Një njeri që nuk ka kulturën e një mësuesi vizatimi, si me gërshërë, ndaloi mbrojtjen e doktoraturave, mbrojtjen e tezave, duke harruar se universitetet pa kërkim shkencor, përthahen nga viti në viti dhe përfundojnë në mënyrë të sigurt nën nivelin e gjimnazeve.

Kjo rrokullisje vjen e tëra sepse fondet vidhen, sepse edhe ato që paguajnë, tarifat që paguajnë studentët, vidhen.

Një pedagog merr një të tretën e rrogës të një shoferi të qeverisë.

A mund të ecet kështu miqtë e mi?

Ndalem këtu për t’u thënë, refuzoni përçmimin dhe propagandën sepse kërkojnë vetëm e vetëm… çdo sektor do e analizojmë së bashku.

Flet për suksese, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë thotë, vetëm një armik i kombit mund të thotë, pasi ka përzënë një të tretën e shqiptarëve në tetë vite, që Shqipëria, të thotë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e mirë.

Në fakt për Çubrilloviçin, në fakt për Pashiçin, një vend armik siç e konsiderojnë ata Shqipërinë dhe shqiptarët, që braktiset nga një e treta e kombit në 8 vite, vërtet është më e mirë se kurrë për ta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Votat u blenë, krimi i organizuar me pushtetin”,  KiE rrëzon farsën e 11 majit

Franc NURI 10 kritikat më të forta të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të …