Berisha: Shkollat ndërtohen me 8 milionë euro! Në testin PISA, Shqipëria pati rënien katastrofale

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, deklaroi se, tani shkollat ndërtohen me 8 milionë euro dhe jo me 600 mijë euro, siç bëhej gjatë qeverisjes së PD-së. Berisha e vuri theksin edhe tek renditja e PISA, ku Shqipëria ka pësuar rënie katastrofale në renditjen e universiteteve dhe shkollave.

“Po tjetër? Shkolla nuk ndërtohet më me 600 apo 700 mijë euro. Ndërtohet me 8 milionë, ndërtohet me 6 milionë. Sepse vidhen 80 përqind e investimit.

Po cili është rezultati?

Rezultati më i hidhur, më i dhimbshëm, më turpërues, Shqipëria këtë vit në testin PISA, në 8 vitet e qeverisjes së tyre, dhe më lejoni t’u sqaroj se ky test përfshin ciklon 9-vjeçar. Pra, kur u plotësuan tetë vite të qeverisjes së tyre, në testin PISA të cilësisë së arsimit, Shqipëria pati rënien më katastrofale.

Shqipëria u dëshmua kampione në botë për rënien e cilësisë së arsimit në 8 vite.

Shqipëria në këto 8 vite zbriti nën nivelin që kishte arsimi në vitin 2000.

Ky është shërbimi që pushteti i krimit, i vjedhjes, i drogës u ofron fëmijëve shqiptarë në procesin më të rëndësishëm të tyre, shkollimin.

Qytetarë dhe qytetare, duhet të refuzoni me përçmim propagandën që përpiqet t’u mashtrojë, përpiqet t’u bëjë shpëlarjen e trurit, të mohojë ato që arritët, vetëm e vetëm për të mbuluar dështimet e tij.

Çfarë shërbimi është ky më thoni ju mua?

Mësuesit e mirë sot janë larguar. Zëvendësohen me militantë.

Shkolla pra, e cila është vatra më e dytë për fëmijët pas familjes, është në ditën e saj më të zezë.

Po pse kjo? Sepse paratë që ju jepni për shkollimin e fëmijëve tuaj, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

A mund të tolerojmë ne më tutje këtë situatë?

A mund të pranojmë ne këtë rrokullisje të madhe?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …