Dasho: “Rruga e Shpresës” i ka futur frikën Ramës, 20 shkurti e dha mesazhin!

Mjeku Erion Dasho i cili jeton në Gjermani, i pranishëm në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’ ka shprehur mbështetjen e tij për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe protestuesit, që sipas tij kanë kthyer optimizmin e shqiptarëve. Sipas Dashos, mesazhet që dalin çdo ditë nga ‘Rruga e Shpresës’, rrugë i kanë futur frikën ‘rilindjes’ dhe këtë e pamë më shumë se kurrë në 20 shkurt.

Gjithashtu mjeku bëri një paralelizim me momentin kur Perandoria Osmane ishte në prag të shpërbërjes dhe hajdutët e perandorisë, nuk shkonin më vetë ushtar por merrnin një bedel e paguanin dhe e çonin ushtar për të luftuar në vend të tyre apo në vend të fëmijëve të tyre.

“Për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë në mbarë botën, kjo rrugë nuk është vetëm ‘Rruga e Shpresës’ por edhe ‘Rruga e Optimizmit’. Ne shohim se çdo ditë mesazhet që dalin nga kjo rrugë i kanë futur frikën ‘rilindjes’ dhe këtë e pamë më shumë se kurrë në 20 shkurt kur ata 1 mij veta që janë këtu, u shndërruan në dhjetra mijëra veta dhe i treguan rilindjes se fundi i saj është i afërt.

Dua të bëj një paralelizëm me një moment kur Perandoria Osmane ishte në prag të shpërbërjes.

Të gjithë hajdutët e Perandorisë Osmane nuk shkonin më vetë ushtar por merrnin një bedel e paguanin dhe e çonin ushtar për të luftuar në vend të tyre apo në vend të fëmijëve të tyre.

Sot ‘rilindja’ i është kthyer bedelëve. Erion Veliaj gjeti bedelin e vetë Taulantin, Belinda Balluku gjeti bedelin e saj Berberin, dhe këta bedelë po paguajnë sot për hajdutëritë e shefave të tyre për miliardat që kanë vjedhur dhe abuzuar nga taksat tona.

Përse filluan sot bedelët e ‘rilindjes’, filluan sepse është shpresa që ngjall protesta e përnatshme këtu.

Për një vit, ne do të kemi zgjedhjet e reja dhe në këto zgjedhje sipas të gjitha atyre bisedave që unë bëj me miqtë e mi në Shqipëri dhe nëpër botë, të gjithë shqiptarët presin ndryshimin e madh.

Shqipëria nuk mund të qeveriset më nga klika më e korruptuar, më hajdute dhe më e papërgjegjshme që ka qeverisur ndonjëherë në këtë vend”, tha mjeku Dasho.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …