Ajet Ramçaj: Sali Berisha po privohet nga liria vetëm për arsye politike!

Ajet Ramçaj, kryetar i grupimit Dhjetor ’90 tha në ditën e 74 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, se ata që mbajnë Ramazan bëjnë një sakrificë sepse besojnë në Zot, në anën tjetër janë demokratët që po bëjnë një sakrificë, sepse adhurojnë fort te liria.

Ramçaj tha se lideri i opozitës Sali Berisha po privohet nga liria vetëm për arsye politike.

“Grupi i parë janë ato që agjerojnë, grupi i dytë janë ata që vijnë këtu, demokratët që besojnë fort te liria, grupi i 3-të është grupi i zhvatësve qeveritarë, që janë grupi më i pashpirti, dhe grupi i katërt janë shqiptarët që po agjerojnë për shkak të mjerimit që ka mbjellë Qeveria”, tha Ramçaj.

Në vijim ai tha “a do të durojmë? Sali Berisha nuk do të ishte aty nëse nuk do të sakrifikonte shqiptarët, për lirinë dhe të drejtat e tyre”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“Lubia si gruaja e El Çapos”/ Berisha: Të dyja të sponsorizuara dhe të kuruara nga miliardat e krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një reagim të një …