Afera korruptive 100 milionë euro, SPAK amniston mikun e Ramës

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion e ka quajtur aferën korruptive 100-milionë euroshe thjeshtë “shpërdorim detyre”, pra një akuzë banale për miliona euro të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve. Kështu, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, miku i Ramës do të merret i pandehur vetëm për shpërdorim detyre.

SPAK bëri të ditur se ka përfunduar hetimet për dosjen dhe ish-ministrit i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe këtë të hënë pas daljes nga SPAK.

Ndërkohë, opozita është shprehur se ndaj tij duhet të rëndojnë akuza për të tjera vepra penale.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dhe gjyqtari paraprak i çështjes Erion Bani, i cili ka vlerësuar se masa e kërkuar nga SPAK për Beqajn është më e butë se ajo që duhet të ishte dhe se ndaj tij duket të ngrihej edhe akuza për veprën penale “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Mbetet për tu parë qëndrimi që do të mbajë në shqyrtimin e kërkesën që do të depozitojë SPAK në GJKKO për kalim të çështjes në gjykim themeli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …