Bumçi: Ku i çoi Edi Rama taskat e shumëfishuara? Mori miliarda euro në 8 vite dhe nuk investoi asgjë

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi, ka folur në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’, duke paralelizuar qeverisjen e Partisë Demokratike 2005-2013 me qeverisjen e Edi Ramës 2013-2024.

Bumçi tha se, qeveria e Edi Ramës, ka rritur shumëfish taksat në këto vite duke siguruar miliarda euro dhe këto të ardhurat nuk janë investuar as në rritje pensionesh, as rritje rrogash, as subvencione në bujqësi dhe as ndërtime rrugësh.

“Dëgjojmë shpesh që kështu ka qënë Shqipëria, kështu është keqqeverisur, kështu kanë vjedhur të gjithë. Nuk ja vlen të mundohesh se kështu ka qënë. Kanë kaluar 11 vite, kujtesa bën të vetën, mediat lavazhi i trurit bëjnë të vetën. Dy fjalë për të bërë një krahasim.

Gjatë 8 viteve të qeverisjes vendosëm qeveri me taksa të ulëta. Për çdo 100 lekë që prodhohej në Shqipëri, 27 lekë taksa. Rritëm rrogat me 2.2 herë. Rrogat e arsimtarëve, mjekëve ishin më të lartat në rajon se në Kosovë, Maqedoni, më të larta se në Serbi. Sot janë ndjeshëm më të ulëtat. Rritëm pensionet e fshatit 3 herë. Investuam në rrugë, çmimi më i ulët i km/ rrugë ka qënë në Shqipëri. 11 mijë km me buxhetin më të ulët. U financua bujqësia, 8 milionë rrënjë ullinj janë mbjellë. A e mbani mend atë ministrin që iku, a u ankua për superprodhim ulliri. Sot prodhimi blektoral është gjysma e 2013 sepse nuk subvencionohet.

Çfarë bëri Edi Rama. Rriti tatimin mbi fitimin 50%, rriti tatimin mbi të ardhurat personale nga 10% në 23%, rriti aksizën e duhanit, ka qënë 25 lekë të reja për paketë, sot është 140 lekë të reja për paketë, rriti taksën e qarkullimit rrugor, për çdo litër naftë që fusni në makinën tuaj, ka qënë 70 lekë të vjetra në kohën tonë, sot është 270 lekë të vjetra, prandaj është nafta më e shtrenjtë në rajon. Kosova e merr në Durrës, e ka më të lirë se ne.

Ku i çoi Edi Rama këto taska të shumëfishuara? As rriti rroga, as pensione, as subvencionojë bujqësinë, as ndërtoi rrugë.

Dy shembuj të thjeshtë. Duhani, rreth 4 mijë ton ç’doganoheshin në kohën tonë. Sot ç’doganohen 3 ton duhan, 1 mij ton më pak. Po akciza nuk është më 25 lekë të reja por është 140 lekë të reja, po tvsh dhe taksat e tjera, një evazion që shkon me qindra milionë euro.

T’ju marr taksën e qarkullimit. Në kohën tonë , për litër naftë 70 lekë, tani 270 lekë, kjo taksë e rritur, në Shqipëri konsumohen 600 mijë ton naftë në vit, e njëjtë me 2013-tën. Si nuk shtohet konsumi 2013-2014?

600 mijë ton naftë, shumzuar me taksën e qarkullimit të rritur, 180 milionë euro në vit që ne paguajmë për çdo litër naftë. 180 milionë euro shtesë në vit shumzuar me 8 vite, më shumë se 1.4 miliard euro, një ‘Rrugë Kombi’ dhe një rrugë Elbasani bashkë. Ne i ndërtuam pa këtë taksë, këta i morën lekët dhe nuk ndërtuan asgjë. Si qenka një qeverisje njësoj? Ja pra që nuk ka qënë njësoj. Është qeverisur komplet ndryshe”, tha Bumçi.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …