Kur “kuadri institucional” është… “Ai”!

Gent STRAZIMIRI

Jemi vendi i fundit për mundësinë për të bërë biznes, por paska interes për të investuar 1 miliardë dollarë në një projekt të vetëm…?!

Duket konflikt logjik?

Shpjegimin e jep studimi kur thotë se pengesë janë

* “Shërbimet financiare” në një vend ku banka është thjesht mbulesë e transaksioneve të pista, sepse paraja e pisët vjen me kontainer në CASH informal dhe shpërndahet me çanta…

* “Kuadri institucional”, në një vend ku nëse ke akses tek “Ai” gjërat ndodhin, nëse jo ligji nuk të mbron dot sepse ligji është “Ai”…

Në këtë vendin më sipër, edhe nëse investohen 10, 100 a 1000 miliardë dollarë, mundësia për të bërë biznes vetëm do përkeqësohet, njësoj si ekonomia pasi çdo cent që hyn, do shkojë vetëm në ato xhepa ku do e çojnë duart e fëlliqura të “Atij”…!!

Kaq e thjeshtë është!

Kaq!

#ngrehuni_dhe_bjeruni

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …