Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë për PD, reagon Bardhi: Apeli t’i japë fund tejzgjatjes së këtij absurdi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e Partisë Demokratike. Ai bëri thirrje që Apeli t’i japë fund absurdit.

Reagimi i Bardhit

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që Gjykata e Apelit menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur nga vetë ne me vullnet e përgjegjshmëri politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …