Bardhi: PD ka Kryetarin e saj legjitimin, arresti shtëpiak ndaj Berishës, absurd

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe Nënkryetari i PD e konsideroi absurd arrestin shtëpiak të liderit të opozitës, ndërsa e konsideroi Berishën, Kryetarin legjitim.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë me dije se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.

About Krye Redaktor

Check Also

“Shtëpia e re tek Air Albania”/ Dëshmia: Si i fshehu pasuritë ish-drejtoresha e AKSHI-t!

Emisioni Në Shënjestër Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën …