400 milionë dollarë për Porto Romanon, Bylykbashi: Paratë do merren nga taksat tona

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 dhe 400 milionë dollarët që do të shkojnë për ndertimin e portit të ri në Porto Romano, kthyen në Kuvend debatet për aferën e portit të Durrësit.

Vendimi i qeverisë për të financuar me paratë e qytetarëve, portin e ri tregtar, pasi i fali portin ekzistues privatit, ishin në fokus të fjalimeve të deputetëve demokratë në Kuvend.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se investimi për portin e ri tregtar, nga buxheti i shtetit, deri në fund mund të prekë vlerën e 2 miliardëve dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve. Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.

400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese, që ia dha një kompanie private me veshje arabe, ku janë të gjitha interesat korruptivë, nga kryeministri e poshtë, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndërronte vend. Të gjitha vlerësimet shkojnë nga 1.2 miliard deri në 1.7 miliard, ndoshta shkon edhe 2 miliardë porti i ri. Ndërkohë kemi një port që ekziston prej më shumë se 2700 vitesh dhe e zhdukim sot”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Gjyqi komunist kundër deputetëve (10 tetor 1947), që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

Nga Bujar Leskaj 79 vjet më parë, me dënimin dhe ekzekutimin e Grupit të Deputetëve …