Berisha: Do bëhet një audit se ku shkuan 56 mld euro, Rama do bjerë në atë gropë të zezë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se do të bëhet një audit i plotë se ku shkuan në 10 vite 56 miliardë euro. Berisha tha se pas këtij auditi Edi Rama do bjerë në atë gropë të zezë.

“Edi Rama u tha shqiptarëve para dy viteve, kur vendosi të grabiste, të plaçkiste 1.4 milionë metër truall publik në Portin e Durrësit, u tha shqiptarëve: çfarë keni ju, nuk paguani një qindarkë.

Por tani që do paguajnë 400 milionë euro dorë e parë në portin në Porto Romano, duke pasur portin e tyre mijëravjeçar.

Dhe dora tjetër 500-600 milionë euro”, tha Berisha.

Lideri i opozitës u shpreh se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe.

“Qindra milionë euro shkojnë prapë për ndërmarrjet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, inceneratorin, sterilizimet, checkupin dhe PPP-të e tjera me radhë.

Edi Rama u tha shqiptarëve para dy viteve, kur vendosi të grabiste, të plaçkiste 1.4 milionë metër truall publik në Portin e Durrësit, u tha shqiptarëve: çfarë keni ju, nuk paguani një qindarkë.

Por tani që do paguajnë 400 milionë euro dorë e parë në portin në Porto Romano, duke pasur portin e tyre mijëravjeçar.

Dhe dora tjetër 500-600 milionë euro.

Dhe të gjitha këto pse? Sepse Edi Rama duhet të bëhet Al-Alabar, duhet të bëhet supermiliarder me sojin e tij.

Kjo është e tmerrshme miqtë e tij, nuk ka një hajdutëri të tillë në Europë dhe botë.

Nuk ka sundues që i ka grabitur vendit portin kryesor. Nuk mund të gjendet. Këtë ka bërë Edi Rama.

Të gjitha zërat janë parashikuar vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Sot po mendoja, gazsjellësi Trans Adriatik, 876 kilometra i gjatë. 4 miliardë euro investime. U ndërtua për 4 vite.

Po Unaza e Tiranës me 17 kilometra që vazhdon prej 15 vitesh sepse Edi Rama do të vjedhë në çdo lot, në çdo segment, 30-40 përqind e më shumë.

Ndaj dhe një audit i plotë se ku shkuan në 10 vite 56 miliardë euro.

Ku shkuan këto para? Do bëhet dhe Edi Rama do bjerë në atë gropë të zezë me të gjithë hajdutët e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …